Morën vëmendjen e mediave sepse kapiteni i tyre, i dënuar për përdorim dopingu, fitoi të drejtën për të luajtur në Botëror vetëm në Tribunalin Federal Zviceran. Përveç Paolo Guerrieros nga ekipi kombëtar i Perusë mbahen mend pak emra. Një ndër ta është Claudio Pizzaro, me një të kaluar edhe në Bayern Munchen; mengjarashi i athët Vargas; punëtori i palodhur Solano. Pa diskutim edhe El Nene, i cili udhëhoqi i vetëm skuadrën në fitoren e Copa America-s në vitin e largët 1975.

E pakualifikuar në një Botëror që prej 36 vjetësh (ai i vitit 1982 i fituar nga Italia), Peruja, e ka festuar kthimin në një Kupë Bote me një video përshëndetëse për vendet me të cilat do të përballet në Mordovia: Australinë, Francën dhe Danimarkën.

Në secilën video (me titra në gjuhën angleze) kombëtarja e Andeve rrëfen përpjekjet e kombit peruan dhe zgjat dorën e miqësisë. Shiheni më poshtë:

Dhe videoja e Perusë nuk mbeti pa përgjigje.

Danimarka, sfiduesja e parë e Perusë në Botëror, u përgjigj me një gjest të admirueshëm të diplomacisë sportive: yje të futbollit danez që nderojnë peruanët dhe një kor vajzash që këndojnë himin danez të përshtatur sipas ngjarjeve historike të vendit amerikano-latin. Chapeau!

Të dyja videot kanë marrë lëvdata të mëdha në median botërore dhe cilido qoftë rezultati sportiv i kësaj sfide, ajo më e rëndësishmja, sfida e përfaqësimit dinjitoz të vendeve respektive, është fituar bindshëm.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu