Kryeministri Edi Rama që nga data 9 mars kur edhe është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri “COVID-19”, ne Shqipëri, komunikimin me publikun e ka pasur në shumicën e rasteve në Facebook, duke shmangur totalisht konferencat për shtyp, dhe duke shmangur pyetjet nga gazetarët.
Konkretisht, që nga data 9 mars deri me datën 30 mars ora 12:00, kryeministri Rama, ka publikuar 288 postime gjithsej, ose mesatarisht 13 postime në ditë.
Nga këto, postime të ndryshme (Video live, nga shtëpia, zyra, mbledhje qeverie, ministrat live, shpërndarje ndihmash, dhe paraqitja e përditshme e situatës së COVID-19) janë gjithsej 263 të tilla.
Quotes, ose thënie të figurave të shquara dhe citate nga librat e shenjtë, kurani dhe bibla janë 15 të tilla.
Ai ka pasur gjithsej 10 lidhje në studio televizive nga këto, emisione prime-time në darkë, ose lidhje me edicione lajmesh.
Ajo që vihet re në komunikimin e kryeministrit dhe postimet e tij, është se është publikuesi i parë i informacionit të fundit.
Më konkretisht, në lidhje me situatën e COVID-19, është piëkrisht kryeministri që e publikon ҫdo informacion i pari, që mund ta bënte ose Instituti i Shëndetit Publik ose Minstria e Shëndetësisë.
Në postimet kryeministrit vihet re se ai në shumicën e rasteve ka publikuar Urdhëra dhe vendime, të pa shoqëruara me një letër ku provohet se ky vendim është firmosur nga ai, ose nga kryesuesi i ministrisë përkatëse. Pra nuk provohet se ai vendim është zyrtar.
Në postimet e kryeministrit vihet re se ai ka edhe informacion të pakonfirmuar, që pasi media e përgënjeshtron, madje e përgënjështrojnë edhe selitë diplomatike, edhe ai vetë e përgënjeshtron, por ai nuk heq postimin që është përgënjeshtruar tanimë edhe nga ai vetë.