Gazetari shqiptar Elvin Luku është një nga tetë reporterët e vlerësuar me çmim në konkursin ndërkombëtar “CEI SEEMO 2024 – Për merita të veçanta në Gazetarinë Investigative”. Në këtë kompeticion, ku garonin gazetarë nga 17 vende të Evropës Qendrore dhe Juglindore, Luku është vlerësuar me çmimin “Nominim Special” për punët e tij hulumtuese në MediaLook përgjatë tre viteve të fundit.

Çmimi i parë “CEI SEEMO 2024″ shkoi për gazetarin investigues rumun Adrian Mogos, ndërsa çmimet për gazetaret e ri investigues shkuan për Dino Cviko dhe gazetarin Italian, Giorgio Michalopoulos.

Sikurse evidentohet në njoftimin zyrtar të këtij kompeticioni, për shkak të cilësisë së artikujve investigues, Juria vendosi të japë pesë “Nominime speciale” të çmimeve “CEI SEEMO 2024 – Për merita të veçanta në Gazetarinë Investigative”:

Taras Zozulinskyy (Ukraine) and Cornelia Cozonac (Moldova) from “Detectives”
Elvin Luku (Albania) from MediaLook
Saša Dragoljo (Serbia) from Balkan Insight/BIRN, Belgrade
Jovana Georgievski (Serbia) from BBC News Serbian
Ivana Milosavljević (Serbia) from the Center for Investigative Journalism of Serbia-CINS

Luku u vlerësua për investigimin “Netët e errëta”, një prej historive më të rënda të abuzimeve seksuale me të mitur; investigimin “Psikiatria e hapur” dhe “Mashtrimet me mikrokredi nuk kursejnë as të vdekurit”, artikuj këto të publikuar në MediaLook, nën mbështetjen financiare të rrjetit INA.

Në këtë konkurs të përvitshëm, morën pjesë me artikuj e produksione, gazetar investigues nga 17 vende të Evropës Qendrore e Juglindore, konkretisht nga: Italia, Sllovenia, Kroacia, Sllovakia, Polonia, Rumania, Çekia, Hungaria, Bullgaria, Moldavia, Ukraina, Bjellorusia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Juria e cmimit “CEI SEEMO 2024″ përbehej nga shtatë anëtarë të kombësive të ndryshme, personalitete në fushën e gazetarisë hulumtuese. Fokusi kryesor ishin historitë investiguese që nxisnin transparencë dhe denonconin keq qeverisjen në sektorë të ndryshëm.

Juria kreu vlerësimin e saj mbëshetur në rëndësinë e historisë së raportuar, cilësinë e raportimit me fokus te dokumentimi, të dhënat, stili i shkrimit si dhe impakti në shoqëri. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në forumin e South East Europe Media, më 27 Nëntor 2024, në Podgoricë të Malit të Zi.

Anëtarët e jurisë së çmimit

CEI SEEMO 2024- Për merita të veçanta në gazetarinë investigative

Sasa Lekovic Drejtues i “Investigative Journalism Center” në Kroaci.
Federico Caruso Drejtues i “Collaborative & Investigative Journalism Initiative, OBC Transeuropa”
Goran Durovic Drejtori i “Media Center”, Podgorice – Mal i Zi
Jure Tepina Fitues i çmimit për gazetari investigative “CEI SEEMO 2023”, gazetar slloven
Marina Constatinoiu Gazetare investiguese, lektore në Universitetin e Bukureshtit, Rumani
Barbara Fabro Drejtuese ekzekutive e “Central European Initiative” (CEI)
Oliver Vujovic Drejtues i South East European Media Observatory (SEEMO)

Çmimet “CEI SEEMO – Për merita të veçanta në gazetarinë investigative” kanë një traditë 16-vjeçare. Që prej nisjes së ndarjes së tyre në vitin 2008, me të janë vlerësuar edhe shtatë gazetarë të tjerë profesionistë shqiptarë:

Emri Media CEI SEEMO 2024– Për merita të vecanta në gazetarinë investigative Viti
Besar Likmeta Balkan Insight Çmimi i parë 2009
Artan Hoxha News24 Diplome Speciale 2011
Telnis Skuqi ATA Diplome Speciale 2012
Aleksanda Bogdani BIRN Çmimi i parë 2015
Lindita Çela BIRN Çmimi i parë 2016
Arlis Alikaj BIRN Çmimi i parë  (Gazetari i ri profesionist) 2019
Esmeralda Keta Top Channel Nominim Special 2020
Elvin Luku MediaLook Nominim Special 2024

Elvin Luku është gazetar me një përvojë 17-vjecare në mediat shqiptare. Aktualisht ai është angazhuar me një seri investigimesh pranë Qendrës MediaLook të cilën e drejton. Luku është pedagog me kohë të plotë pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Krahas angazhimit në programet Bachelor e Master shkencor, Luku është dhe bashkë-lektor në programin Master Profesional për Gazetari Investigative pranë këtij departamenti, ku zhvillon orët praktike të lëndës “Si funksionon media?”, me titullar Akademik Artan Fugën.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu