Interneti, veçanërisht web 2.0 ka ndryshuar dhe vetë konceptin e hapësirës publike në kuptimin tradicional të saj. Kjo video është një ligjërim i Akademik Artan Fugës më këtë çështje e cila ka të bëjë drejtpëdrejtë me nivelin e demokracisë dhe me liritë dhe të drejtat e qytetarëve tashmë në botën virtuale.
Në këtë referim, trajtohet hapësira publike sipas konceptit të filozofit gjerman Jurgen Habermas, i cili theksonte se kjo sfere nuk mund të ekzistoje pa “liri” për tu shprehur e vepruar. Habermas shprehej se një karakteristikë kryesore është racionaliteti i diskursit publik. Një tjeter element sipas tij është dhe fakti që në këtë sferë diskutohen kryesisht çështjet me interes të gjerë publik. Autori i njohur gjerman, shpjegon Prof. Fuga, ngre dhe shqetësimin e se në periudhën e mediave të komunikimit masiv, veçanërisht televizionit, hapësira publike ka prirje të kthehet në hapësirë virtuale.
Prof. Fuga analizon dhe “përplasjen” e argumenteve mes Habermas dhe autoreve të lëvizjes feministe, ndërsa shpjegon se ato ndahen në disa parime, ndër të cilat:
- Për Lëvizjen feministe diskursi në hapësirën publike është racional por njëherësh dhe emotiv;
- Sipas Lëvizjes feministe, shpesh herë, edhe hapësira private duhet trajtuar si hapësirë publike, duke sjellë në vëmendje fenomenin e dhunës në familje…
Në vijim, Prof. Fuga sjell dhe një analizë sesi zhvillohet hapësira publike në internet, duke evidentuar disa parime si ai i interaktivitetit, ruajtjes së informacionit dhe debatit publik, decentralizimit të dijes dhe përmbajtjes mediatike, etj…