2 POSTS
Zhvillues i portaleve online, programeve kompjuterike dhe dizajner. Erion Elezi ka marrë gradën shkencore “Master” me kërkimin shkencor “Optimizimi i një website në motorët e kërkimit (SEO)”, pranë Departamentit të “Informatikës dhe Biznesit” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Aktualisht ai punon si webmaster pranë televizionit me licencë kombëtare në transmetimet dixhitale, Vizion Plus, faqen e të cilës e ka zhvilluar vetë. Gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 në Shqipëri, Erion Elezi ndërtoi një platformë online “data journalism-i” për raportimin dhe vizualizimin e rezultateve në kohë reale në faqen e Vizion Plus. Z.Elezi ka krijuar dhe mirëmban me dhjetra website të institucioneve publike dhe private.