Kompania ndërkombëtare e teknologjisë Facebook me bazë në Kaliforni ka ndryshuar emrin e saj në “Meta”. Deklarata është bërë nga Drejtori Ekzekutiv dhe njëherësh themeluesi i saj Mark Zuckerberg gjatë aktivitetit të përvitshëm Connect ku prezantohen pajisjet Oculus dhe syzet tredimensionale.
Megjithatë, ndryshimi i emrin nuk prek rrjetin social i cili do të vijojë të quhet Facebook. As WhatsApp e Instagram nuk do te marrin nje emertim te ri.
Gjatë deklaratës së tij , Zuckerberg tha se ky rebrand-im vjen pasi gama e produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron tejkalon atë të rrjetit social ndërsa shtoi se emri i ri Meta përshtatet më së miri me objektivin e kompanisë për zhvillimin drejt një bote virtuale komunikimi, argëtimi, biznesi dhe lojërash.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare pohojnë se kjo lëvizje e Zuckerberg vjen për të tërhequr vëmendjen nga i ashtuquajturi “Facebook papers”, pas rrjedhjes së një sërë dokumentesh nga rrjeti social. Ish punonjesi Francis Haugen e ka akuzuar publikisht kompanine Facebook se vendos si prioritet fitimet ne kurriz te privatesise dhe sigurise se perdoruesve te rrjetit social.
Cfarë është metaverse?
Me ndryshimin e emrit ndryshon dhe strategjia e kompanisë Meta. “Ne po përpiqemi të zhvillojmë kompaninë në të paktën dy trase: E para, është ajo e rrjeteve sociale dhe familjes së aplikacioneve që mbatet prioritare dhe e dyta, po kaq e rëndësishme është zhvillimi i plafromave të të ardhmes”, – deklaroi Zuckerberg.
Mund të duket si utopi por kompania Meta kërkon të hedh një hap galopant në zhvillimin e realitetit virtual, i cili, për shumë studiues dhe biznesmenë, besohet so do te jetë e ardhmja e internetit.
Videotelefonatat dhe lidhjet përmes kompiuterit janë të pamjaftueshme. Synimi i Zuckerberg është të kalohet te realitetet virtuale, të zhvendosjes përmes hologramave, qe do të ndryshojnë raportet njerëzore, bizneset, punën në distancë, koncertet etj.,