Festivali historik i Radio-Televizionit Shqiptar ka patur zhvillime të reja vit pas viti, por është ende larg standardeve që jemi mësuar të shohim në vendet e tjera dhe mundësive që krijojnë pajisjet teknike, të cilat nuk mungojnë as në logjistikën RTSH-së.

Ndryshe nga sa është ofruar në mediat vizive, print e online, fokusi i kësaj analize është konceptimi regjisorial dhe përcjellja finale e produktit televiziv për të cilin pakush flet e diskuton në Shqipëri.

Po ta shikosh nga pikëpamja e krijimit te një kornize fotografie, problemi i parë që bie në sy është vendosja e kamerave, pasi është thuajse i njëjti koncept çdo vit. Nuk e di në ka apo jo të bëjë me shkollën ku janë formuar autorët e regjisorët e festivalit më të rëndësishëm në Shqipëri, por qasja mbetet po ajo e para shumë viteve, me një ndryshim: spikerja ndërron me shpesh fustanet!

Përzgjedhja e planeve sipas një logjike artistike mungon, kjo ndoshta dhe nga pozicionimi i gabuar i kamerave. Madje, nuk matet as largësia prej nga spikerja duhet të performoj për te krijuar thellësinë e kërkuar dhe objektivet qe kamerat përdorin.

Shkurtimisht po listoj të paktën tre elementë që unë i shoh me shqetësim, veçanërisht kur flasim për rëndësinë e një spektakli me përmasa të tilla:

1.Kur kalohet nga kënga në këngë kemi “një fotokopje” të planeve. Konceptimi regjisorial nuk shkon dukshëm sipas zhanrit dhe stilit të këngës për të ruajtur identitetin e secilës prej këngëve. Në këto elemente unike dora kryesore është e regjisë që përmes detajeve duhet të ruajë veçantinë e çdo kënge konkurrente.

2.Komunikimi i imazheve që na përcillet përmes planeve duket sikur mungon. Janë vetëm dy kamera protagoniste dhe herë pas herë, shfaqet një “zoom” i lehtë. S’ka dinamikë të planeve dhe ndryshime të forta emocionale, që i përcillen publikut në TV sidomos përmes imazhit, pavarësisht se shumë prej këngëve konkurrente ishin të tilla, larg baladave. Pamjet përmes stady camera, karelit, kranit apo kamerave dolly janë thuajse inekzistente.

3.Festivali mbetet sipas të njëjtës skemë komunikimi vertikale të para shumë viteve, pavarësisht se teknologjia e sotme ka krijuar mundësinë që fokusi të mos mbetet vetëm te spikeri dhe organizatorët (që janë shumë të rëndësishëm) por dhe te spektatori që është pika e referimit të eventeve të tilla. Përveçse festivali nuk përcillte risi nga pikëpamja fotografike, ai “fyen” dhe shikuesin. Përfundon konkurrimi, zgjidhet fituese nga juria por askush nuk flet për pëlqimin apo jo te tij, asnjë feedback, qoftë ky pozitiv e negativ, ashtu sikurse janë realisht dhe shijet e ndryshme te shikuesve.

Gjithçka mbyllet papritur me një fjalë: Ciao!

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here