Gazetarët në Britani të Madhe janë alarmuar pasi kryeministri Boris Johnson shfaqet shumë ‘live’ në Facebook e Twitter.
Sipas gazetarëve me këto veprime Johnson po shmang kontrollin e duhur nga gazetarët.
Gazetari Nick Robinson e ka krahasuar sjelljen e Boris Johnsonit me atë të një diktatori, dhe kjo vetëm pse ai përdor rrjetet sociale për propagandë.
Ish-redaktori politik i BBC, që drejton aktualisht një program të Radio 4’s Today, i cilësoi veprimet e shefit të ekzekutivit në mediat sociale si një ‘formë propagande’ dhe tha se ishte jodemokratike që ai të shmangte kësisoj kontrollin e duhur nga gazetarët.
‘Nuk ka dyshim se të gjithë politikanët e dinë që mund të transmetojnë direkt duke përdorur media sociale. Johnson bën rregullisht video në Facebook dhe bën rregullisht video në Twitter. Me gëzim të madh e bën këtë gjë sidomos në Facebook, aty ku ndihmësit e tij zgjedhin pyetje të cilave duan ata që ai ti përgjigjet’- ka thënë gazetari.
“Kjo nuk është demokraci, është një forme propagande e përdorur nga diktatorët e të gjitha kohërave. “-shton gazetari.
Madje ai shkon edhe me tej, teksa thotë se “Është nje rrezik i madh që ti lejohet një lideri partie ti transmetojë programet e tij tyre duke tërhequr vemendjen tek programi radiofonik i Nigel Farage, promorit i Brexitit.”
Duke u kthyer tek rasti i Shqipërisë, dhe të vetmit rast në botë ku një kryeministër ka televizion privat me emrin e tij, dhe jo që vetëm e përdor për propagandë, por është fabrikuesi më i madh i FakeNews-eve!
Ja pra, ka ikur koha kur diktaturat ishin me internime, e pushkatime, sot ka forma të reja te diktaturave dhe diktatorëve; Sot ka forma të tjera të rrënimit të demokracive, dhe prodhimit në masë të fashistëve, pa ide, pa programe, pa vizion, por duke u shfaqur si teknokrat, përfundojnë në diktatorë të pamëshirshëm kundër të gjithëve, por me forma të moderuara, e më të rrezikshme se të shekullit të kaluar.
Këto forma e sisteme qeverisëse duhet të na shqetësojnë të gjithëve, madje duhet te na tronditin.
Veç mendojeni në një moment, çfarë do të ndodhte nëse Boris Johnson do të hapte papritur BJTV ?
A arrini dot ta paramendoni reagimin e fortë, të egër , të pakompromistë, reagim shkatërrues, të gazetarëve, redaktorëve, editorëve, drejtorëve te informacionit dhe pronarëve të mediave në Britani.
Unë mendoj se ai do të ishte fundi jo i BJTV por i vetë Boris Johnson, edhe si kryeministër, edhe si kryetar partie, por edhe si politikan, sepse diktatorët nuk kanë vend në një demokraci.