Kontakt

 

Media:
MediaLook – media watchdog (www.medialook.al)
MediaLook është një “media watchdog” dhe një “zë” alternativ për profesionistët e gazetarise, komunikimit, teknologjisë dhe botës akademike. Qëllimi ynë është kryerja e raportimit të thelluar, gazerisë investiguese dhe qajseve kritike e analitike ndaj pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyqesor e mediatik. Gjithashtu, një fokus të vecantë ze analiza e medias si industri, raportit me tre pushtetet e tjera si dhe sfidat e saj përballë revolucionit të sotëm teknologjik.

Themelues:
Elvin Luku

Autori është gazetar me një përvojë 17-vjeçare në televizion, shtypin e shkruar dhe mediat online. Aktualisht është i angazhuar me një seri shkrimesh investiguese pranë MediaLook. Në vitin 2021, investigimi i tij për kontrabandën e makinave të luksit, u vlerësua me cmimin “Vangjush Gambeta” nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, si “raportimi më i mirë ekonomik i vitit“. Elvin Luku ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Shkenca Komunikimi pranë Departamentit të Gazetarisë & Komunikimit në Universitetin e Tiranës. Ai është autor i librit “Talk show: Para dhe pas ekranit”, një analizë mbi televizionin dhe zhanrin talk show në Shqipëri. Luku është pedagog e kërkues shkencor pranë Departamentit të Gazetarisë e Komunikimit – UT.

Data e publikimit:
13 Qershor 2018

Kontakt:

[email protected]
[email protected]

Partnerët:

Ne funksion të qëllimit të saj MediaLook është mbështetur me projekte te ndryshme periodike nga donatore dhe seli diplomatike ku do te veconim Ambasadën e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Ambasadës Zvicerane.