“E rëndë; E tmerrshme; Tragjike; Filmoi viktimat pasi i vrau; Makina godet kalimtaren; Shoferja shtyp fëmijën; I riu u hodh nga ura; 17-vjeçarja ra nga ballkoni; Pasagjeri shkul shtyllën e sinjalistikës e godet përreth. Shokohen turistët…”
Kjo është pasqyra e pjesës dërrmuese të lajmeve online sot. Ushqimi për konsumatorët e lajmeve. Himn dhunës e të zezës në këto temperatura, dhe pastaj shqyejmë sytë pse ndodhin ngjarjet që s’kanë logjikë. Ama kanë jehonë dhe media i vendos bash në piedestal!
Bashkëfajtore!!!!
E pasi lexon gati 70% të lajmeve nga kjo kategori pararojë, hidhemi direkt e te një dasëm që qenka me rëndësi kombëtare. Çfarë veshën “VIP”-at e çfarë tha nusja. Si reagoi dhëndrri e ku fjeti “paria” e vendit me paga 150 mijë lekëshe të vjetra në muaj. Kush i ka lyer më bukur thonjtë e ku u bë poza më sensuale e silikon-vajtësve.
Mes këtyre ngjarjeve, asgjë. Shqipëria paska vetëm kronikë të zezë e kronikë rozë me pullë të kuqe. Nga vrasjet e deri tek “VIP”-at, nuk paska jetë. Asgjë mes këtyre ekstremeve.
Lajme për shkolla verore, histori personale, shembuj frymëzues, normalitet? Këto kërkojnë përgjegjësi. Si fillim nuk sjellin klikime, por ama shpëtojnë mendje e jetë.
Media bashkëfajtore!
Lexoni libra, pushues të dashur, jo media! Shpëtoni veten. Mos klikoni zinë, që media të mos thojë më “Këto lajme duan shqiptatët, këto u japim”.
Lexoni libra, jo portale! Shpëtoni veten dhe të tjerët rreth jush.
Botoni me përgjegjësi, media të dashura. Mos u bëni palë në shfazimin e Shqipërisë!