Nëse kërkon në google për “listën e emrave të gazetarëve shqiptarë që janë financuar me fonde të zeza nga Greqia”, të dalin afro 80 mijë artikuj të ndryshëm në dhjetëra e qindra portale, – portale nga më seriozët, që kanë mijëra ndjekës deri tek blogjet personale që kanë për audiencë autorin e shkrimit!

“Skandali” me “listën e turpit” u bë publik fillimisht nga një blog i parëndësishëm dhe pastaj me shpejtësinë e thashethemit mbuloi rrjetet sociale dhe dominoi debatin online.

“Lista e turpit” që përgojon emra të njohur të gazetarisë, artit, politikës dhe botës akademike është rasti për t’u ndalur tek përgjegjësitë publike të gazetarëve dhe zotëruesve të portaleve.

Duke kaluar shpejtësinë e fotokopjes, lista u shumëfishua pasi kaloi testin e marrjes së klikimeve. Më tej mbi këtë lajm të rremë u ndërtuan “lajme” të tjera dhe përveç ‘tregtarëve të shpifjeve” gjithë të tjerët po dalin të humbur!

Lajmet e rreme më të sukseshme janë ato që bazohen mbi gjysëm të vërteta. Edhe ky “lajm” u bazua mbi skandalin e financimeve përmes fondit sekret të Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Debati në Greqi për financimin e portaleve dhe gazetarëve në Shqipëri dhe në Maqedoni, u nxit nga dorëheqja e ministrit të jashtëm grek Kocias, pas një përplasje për “fondin sekret” me ministrin e mbrojtes Kammenos.

Ekzistenca e këtij fondi sekret dhe pranimi publik i qëllimit të përdorimit ndoshta na çojnë në një listë tjetër, që mund të meritoj epitete të rënda. Por baltosja majtas dhe djathas, lart dhe poshtë, me synime të qarta politike apo tregtare ka marrë përmasa alarmante!

Teoritë konspirative janë përgjigje për pyetjen pse gjërat nuk shkojnë aq mbarë sa ne dëshirojmë. Lajme te rreme kanë funksione të shumfishta- janë për të lënduar, për të manipuluar për të bërë para dhe për të sabotuar.

Është detyrë e medias jo vetëm çmontimi i lajmeve të sajuara, por edhe përcaktimi i motiveve pse hidhen në treg: fake news.

Për listën e turpit dhe lajmet e sajuara mund të ndiqni programin rballë me Lutfi Dervishin dhe të ftuarit e tij gazetarë dhe analistë, në Athinë dhe në Tiranë.

 

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu