Ore i kemi hypur kalit mbrapsht. Një ngjarje e hidhur shumë na ndodhi, dhe po tregojmë se ne të rriturit nuk dimë të arësyetojmë për shoqërinë tonë.
E frikshme, sa të dhunëshëm jemi!
Sa mizorë! e me prirje sadiste, gjysëm të gatshme.
Avancojmë arsyetime për këtë ngjarjen e hidhur tragjike, që me to mund të shpjegohen edhe divorcet, edhe ikja e shqiptarëve nga vendlindja, edhe mosgjetja treg për shalqinin, edhe pse kombëtarja rrihet m’u në mes të Tiranës nën delirin e medias dhe federatës, edhe drogën, pra shpjegojmë gjithçka me gjithçka.
Booooo, kaq të paditur jemi!
Edhe ndërzimin e lopëve edhe luftën në Vietnam!
Nxijmë të gjithë shoqërinë, prindërit, veten, adoleshentët, kërkojmë një shoqëri perfekte, mirë do të ishte, por ajo nuk ekziston në asnjë vend të botës, i trajtojmë adoleshentët si kavje pa të drejta, do t’u bëjmë këtë e do t’u bëjmë atë, do t’u heqim telefonat, t’u rruajmë kokat, t’u presim thonjtë, t’u vemë secilit një polic nga ata që bashkëpunojnë me bandat, te koka që t’i ruajë, shkollën duam ta bëjmë si burg, me detektorë metali, me kamera mundësisht në çdo bangë, t’u kontrollojmë çantat, të shtojmë policët nëpër korridore, burg, mo burg tamam, t’u ndalojmë llafet e pista qelbanikëve, dhe harrojmë se ne të rriturit në rrjetet sociale dhe në media sociale sulmojmë me gjuhë muti njeri tjetrin për arësye politike, etj, u bëmë ne t’u drejtohemi adoleshentëve si të dhunënshëm, kur ne të rriturit
nuk di sa vrasje kemi bërë në këto 30 vjet, pa tik e pa tok, kemi plackitur pronën e njeri tjetrit, pa tik e pa tok, kemi bërë 1997 që kemi futur frikën në bark të foshnjes, ne që u kemi vjedhur lekët njeri tjetrit në piramidat financiare, ne mo ne të dhënit si zyrtarë e politikanë pas korrupsionit, pa tik e pa tok, ne mo ne që jemi strukur në egon tonë dhe kujtojmë se jemi qytetarë veprues sepse virtualisht hedhim e presim në tik e në tok, në face e në book, ne pa faqe dhe pabuksa!
Ne mo ne që në shumicën e banesave nuk kemi një libër të hajrit!
Dhe pastaj gjejmë tikun e tokun si fajtorë, ne që as me Internet nuk i kemi pajisur shkollat, por hajde kemi lidhur vetëm zyrën e drejtoreshes, dhe ndonjë kabinet për ndonjë orë mësimi, ne mo ne që në vend t’a përdorim teknologjinë në shkollë që mësuesit dhe nxënësit të lidhen direkt me kulturën botërore, në çast, me multimedia, për çdo orë mësimi, ne plehrat që kërkojmë që shkolla të bëhet si burg, si manastir mesjetar që i marrim të keqen, si kamp përqendrimi, : Lini jashtë cdo teknologji ju që hyni këtu!
Ore jeni në vete ju apo jo!
Kërkojmë të shkojë pesë përqind buxheti për arësimin me rastin e kësaj vrasjes tragjike, unë them 20 përqind pço deshët, po kur thonë pse? Se na duhet për kamera, për dyer hekuri, për detektorë metalesh, për kamera survejimi të të gjithë klasave, të çdo ore mësimi, a thua se lejohet që zyshës t’i hysh në mësim dhe ta survejosh, a thua se zysha nuk mjafton për të edukuar, jo për ta kthyer shkollën në burg!
Dhe më bëni konferenca për gjuhën, e tërci e mërci!
Ju që po doni t’a mbyllni në bunker, në burg, shqipen, duke e lënë si një nënë mjerane, e ndarë nga bota, e varfër, e zhveshur nga qytetërimi, po mo po, lërini vjershat!
Me kokën në dhé!
Në Afgan, talibanët sulmojnë teknologjinë, çfarë bëni!
Po izoloni adoleshentët nga bota, në vend t’i njerëzoni, po i fusni në kopshte zoologjike si tigrin si luanin,me ç’të drejtë i masakroni kështu!
Ne që edhe një miting për paqen, harmoninë, nuk dime tjetër veçse ta kthejmë në palaçollëqe politike.
Popo, ne duhet të kërkojmë dorëheqjen, e ministres, e çdo mësuesi, e çdo rojeje, e çdo autori teksti, e çdo inspektori patronazhist, dhe mbi të gjitha të kërkojmë dorëheqjen tonë!