Organizatat vendase dhe ndërkombëtare e kanë cilësuar si “Sulme të targetuara për të heshtur zërat kritikë”, ofensivën kibernetike ndaj portalit www.medialook.al dhe Qendrës Shqiptare MediaLook. Kjo e fundit përfundoi me mbylljen e llogarisë personale në Facebook, të drejtuesit të organizates, Elvin Luku. Prej kësaj adrese administroheshin profilet e mediave, duke e pamundësuar aksesin e tyre nga gazetari. Megjithatë llogaritë e mediave janë rikuperuar për shkak të të drejtave të dyfishta të administrimit.

Safe Journalist Albania, pjesë e platformës rajonale që promovon lirinë e medias, të gazetarëve dhe sigurinë e tyre në Ballkanin Perëndimor, e cilësoi sulmin “një kërcënim për lirinë e medias dhe të drejtën për lirinë e shprehjes Shqipëri”.

Puna kritike e MediaLook në analizimin e propagandës, dezinformimit dhe praktikave mediatike është thelbësore për nxitjen e transparencës dhe llogaridhënies në peizazhin mediatic shqiptar”, – theksohet në reagimin e Safe Journalist Albania. Sipas këtij rrjeti këto sulme mund të pasohen nga heqjet e mëvonshme të përmbajtjes, duke cënuar punën dhe besueshmërinë e organizates mediatike: “Ndërprerjet e vazhdueshme dhe akuzat për shkelje të standardeve të komunitetit pa justifikim të qartë mund të minojnë besueshmërinë e MediaLook, një platformë e dedikuar për analizimin e praktikave mediatike dhe që vepron si një roje e demokracisë”, përfundon Safe Journalist Albania.

Sulmi ndaj MediaLook ka gjetur pasqyrim dhe në disa prej mediave kryesore në vend. Portali investigative i rrjetit BIRN Albania, reporter.al në një shkrim të tij e cilësoi ofensivën kibernetike ndaj MediaLook si “një shënjestër ndaj medias investigative online”. Sulmi ndaj MediaLook është i ngjashëm me një sërë sulmesh kibernetike ndaj disa mediave dhe komuniteteve online që publikojnë informacion, komente apo lajme me sens kritik ndaj pushtetit, – shkruhet në artikullin e BIRN. Ndersa Citizens duke cituar drejtuesin e qendrës MediaLook thekson se “nuk ka informacion se prej nga ka ardhur sulmi por shton se gjatë veprimtarisë së muajit të fundit kjo organizatë ka zhvilluar një sërë trajnimesh mbi median në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Vlorë me tematikë dezinformimin, ku ndër të tjera është cituar dhe hulumtimi i MediaLook ndaj Bashkisë Tiranë”.

Nderkohe, reagime ka patur edhe nga dhe shoqata “Gazetarët profesionistë të Shqipërisë” e cilësoi si të turpshëm këtë sulm ndaj medias qe “ekspozojn te verteten”, ndersa “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” shprehu shqetësimin se kjo ofensivë ka si qëllim “të ndale gazetarinë cilësore”.

Mëngjesin e 30 Qershorit, pas disa muajsh sulmesh kibernetike paralele në rrjetin social Facebook dhe portalin www.medialook.al, drejtuesi i kësaj media Elvin Luku ka humbur profilin personal në Facebook, nëpërmjet të cilit menaxhoheshin faqet në Facebook të portalit dhe të organizatës mediatike.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu