Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp kanë shfaqur një seri problematikash në shërbimet e tyre ndërsa përdoruesit janë përballur me vonesa në komunikim apo shkëmbimin e fotove dhe videove.

Bllokimi i rrjeteve sociale është pranuar nga vetë kompania e cila në një njoftim në Twitter ka pohuar se “një pjesë e konsiderueshme e audiencave dhe përdoruesve online kanë hasur vështirësi në komunikim dhe se ekspertët e kompjuterëve po punojnë për të rikthyer gjithçka në normalitet”.

Komunikimi i parë është shoqëruar me një postim të dytë në të cilën Facebook përjashton që këto probleme të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik. “Po përpiqemi të rikthejmë gjithçka në normalitet, sa më parë të jetë e mundur, – thuhen në njoftimin e Facebook, – “por mund të konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për një sulm të llojit DDoS”.

Sulmet e hakerave të llojit “DDoS” janë një praktikë e njohur e “piratëve” të kompjuterëve. Ajo realizohet përmes miliona IP-ve të rreme, ose siç njihen ndryshe “bots”, të cilat tentojnë të kenë akses në të njëjtën kohë në një rrjet duke sjell mbingarkim dhe rrëzimin e tij.

Ndërkaq adresa Downdetector.com, e cila mat trafikun dhe identifikon problematikat e faqeve evidentoi se “errore” nga rrjeti social Facebook , por dhe shërbimet e tjera sociale janë shfaqur që prej orës 12:01 me atë lokale ose 18:00 sipas orës sonë.

Probleme në komunikim përmes rrjeteve sociale u krijuan edhe në radhët e përdoruesve në vendin tonë. Shumë persona u ankuan me postime në Twitter në lidhje me vonesat e postimit dhe shkëmbimit të fotove në Facebook, Messenger apo WhatsApp, ndërsa disa portale nuk ngurruan të realizoni dhe sondazhe në lidhje me këtë çështje. Ndërkaq mediat tradicionale dhe ato online kanë hasur vështirësi në shpërndarjen e artikujve në rrjetet sociale.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu