Marrëdhënia e medias me politikën, lajmi ‘bombastik’, dekriminalizimi, ofendimet e Ramës, cilësia dhe kriza që ndodhet media në Shqipëri ka qenë tema e emisionit ‘Repolitix’ sonte në Report Tv.

Akademiku Artan Fuga, gazetari dhe pronari i Report Tv Carlo Bollino, pedagogu i Komunikimit Ilir Yzeiri dhe gazetari Gjergj Erebara ishin të ftuarit e gazetarit Denis Minga. Bollino u shpreh se media në Shqipëri është në krizë, ndërsa arsyet janë ekonomike, politike dhe profesionale.

“Bomba’ e parë referohet më shumë për situatën e medias, sesa për një lajmin. Situata e medias është në krizë, arsyet janë ekonomike, politike dhe profesionale. Ka 2 mijë portale, gazeta dhe TV, secila kërkon gazetarë, por nuk janë kaq profesionistë në treg. Jemi të detyruar të marrim në punë gazetarë, që nuk plotësojnë kushtet minimale.

Në Shqipëri nuk ka seleksionim, media ka humbur kredibilitetin, pasi ka mbrapa mungesë profesionaliteti” tha ai. Për profesor Fugën, mediat po shkojnë drejt kolapsit. “Sistemi i medieve masive në Shqipëri është në atë pikë që po shkon drejt një kolapsi total. Në atë gjendje që është shtypi në letër, nesër do të jetë TV linear. Nëse nuk zhvendoset në një model të ri TV. Shenjat e kolapsit janë që produkti dhe gazetaria ka një rënie. Kohën që i kanë kushtuar TV ia kalojnë telefonit, ka një braktisje të informacionit. Nëse vazhdon kështu, situata është dramatike. Modeli i financimit nga reklama do të shkojë në një situatë të rëndë. Do të kthehet të një model që do të subvencionohet ose shikuesi do të verë dorën në xhep”.

Pedagogu Ilir Yzeiri thotë se një pjesë e medias ka bërë përparime, por fajëson qeverinë duke marrë shembull TVSH. “Shqiptarët paguajnë 1.2 mld lekë për TVSH, por të gjitha qeveritë e kanë mbajtur pa prodhuar asgjë. Media u la në dorë të rrugës dhe atyre që kishin para, pa rregulla loje” tha ai.

Gazetari Gjergj Erebara deklaron se media është shkëputur nga lexuat dhe jo lexuesi nga media. “TV dhe mediat që janë hapur, por edhe te fakti që gazetat falas nuk lexohen vjen ngaqë në Shqipëri politika e korrupton median”.

Emisioni i plotë:

 

Burimi: Report TV

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu