Që në vitet 60 është parashikuar nga ekspertët e komunikimit që komunikimi do shkoj drejt imazhit. Në Greqinë e vjetër statujat i bënin pa sy, që donte të thoshte se sytë, imazhi e prish gjykimin. Jo për rastësi rapsodët që vjershëronin ishin në shumicën e rasteve të verbër. edhe murgjit e tempujve, edhe të urtët antikë. Edhe Homeri rapsod, i madhërishmi i antikitetit, i verbër ishte. Platoni zhvillon metaforën e shpellës ku dallon aty se c’është e vërteta dhe e rremja midis hijedritës që shëmbëllen imazhi në arsyetim.
Edhe rapsodi te filmi Skënderbeu ishte i verbër dhe jo rastësisht. Imazhi të gënjen po aq sa të fut në mirazh, bukuria e imazhit mund të zhdrejtëzojë për nga irealiteti, dhe të nxjerr jashtë realitetit ekzistues. Shumë më vonë loja midis imazhit dhe fjalës ka qenë në qendër të vëmendjes nga teoricienët e komunikimit. Si gjithmonë njerëzit thyejnë tabutë e vjetra dhe ngrenë të reja, aty ku ka ”mëkat”, më vonë ka vlerë. I famshëm për revolucionin e teknologjisë së informacionit ishte Negroponte. Mburren më kot teknicienët e programeve, informaticienët, sikur kanë shpikur ata të gjithën, janë një pjesë e zinxhirit dhe njëkohësisht asgjë. E para ishte fjala, por fjala nxori idenë, pra e para është ideja që shpall ideologji.
Në lumin e ekspertëve të komunikimit të shekullit të 20-të disa hidheshin e thoshin se duhet fjala, disa thoshin se duhej imazhi. Imazhi përcjell me mijëra fjalë atëherë përse duhet fjala? Mos vallë duhet eliminuar dhe të jetojmë me imazh?
Murgjit, kopjuesit më të tmerrshëm të antikitetit e deri në rilindje ishin maniakë të fjalës. Ata e kishin qejf errësirën. Gjithashtu na lanë një bagazh të jashtëzakonshëm fjalësh nga ku marrin hov përsëri idetë.
Pra idetë janë të mbledhura nga murgjit, jo nga opinionistët, analistët që bëjnë sikur shpikin, sikur dinë, sikur do shpëtojnë botën. Megjithatë edhe murgjit ishin të varur nga një kryemurg. Të gjithë e kanë një çmim kurdoherë, përveç të çmendurve dhe gjenive. Kurse i pari ka mbikrye frikën ose Zotin
Gazetaria e fejtonit, gazetaria politike i shtoi sensacionalizmin qe i dha rëndësi imazhit në shekullin e 18-të. Gazetarët e sotëm u duket ashtu si murgjit e dikurshëm sikur shpikin me copy-paste dhe revolucionarizojnë gazetarinë, por nuk e kuptojnë që janë evolucion i pashmangshëm i ideologjive të dikurshme, janë thjesht milingona, hallka të një zinxhiri të pafundmë që dridhet nga një kryemurg, si me thënë presh në kopsht.
Sartori një kritik filozof dhe ekspert i komunikimit bën një kritikë të fortë për rëndësinë e fjalës që jep kuptim, domethënie, që të bën të rritësh kapacitetin logjik. Si puna e tij ka një vargan zinxhiri teoricienësh por me një kryemurg që shpall paradigmën dhe e mban atë.
Shumë si ai mendojnë se njerëzit zhdrejtësohen për nga psikologjia anormale dhe skizofrenia. Tiparet skizofrenike janë vënë në dukje nga shkolla e Palo Altos në Kaliforni që në vitet 50 që kur shef departamenti ishte Erich Fromm e deri tek bihevoristët e shkolla e komunikimit të Palo Altos me një nga përfaqësuesit më në zë Kovac, apo Novak në socio-psikologji komunikimi. Më pas dalin psikiatër, psikologë, sociologë, etj etj që japin alarmin për zhdrejtësimin e imazhit përkundrejt karakterit automat që krijon imazhi me një fytyrë një dimesionale që nuk do të thotë asgjë siç shprehet Markuze tek ”Njeriu një dimesional”.
Teknicienët e videove, fotove, filmit, imazhit në tërësi u duket përsëri sikur po shpikin sikur po revolucionarizojnë ata komunikimin e gjithanshëm deri aty ku një teoricien turk thotë ‘’Të burgosur të vetvetes’’ për ata që ndjekin ritmin e automatizimit të karakterit ku ka vetë butona dhe ku jeta varet prej butonit.
Pamja e sotme është e tillë: Instagram po korr fitore nga like-t, ndjekjet, pasuesit në krahasim me përmbajtjet e fjalës në Facebook, blog etj. një foto mund të shprehë me miliona fjalë, por një femër nudo sado të shprehë nuk më jep mua informacionin që dua për ditën, nuk më jep qasjen kritike, skepticizmin, nevojat e përditshme, ato që dua të zgjidh, por përkundrazi më jep një mendim idilik, utopik, një mendim delirant që dikur Buda e neutralizoi me karmën dhe transcendencën. Ai hoqi dëshirat dhe ja, u fut në rrugën e së vërtetës.
Një femër nudo është më e parë(e ndjekur) se Shekspiri apo Mozarti dhe barazohet në të parë me Kryeministrin që ka licencë për media. Kush është më e rëndësishme fjala apo imazhi? Web 3.0 do e shtojë këtë, pra vetëm imazh, imazh kudo që japin me miliarda fjalë dhe njëkohësisht një gërmadhë gënjeshtrash për jetën normale dhe realitetin ku jetojmë. Por ato janë më të ndjekurat, Noizi në tekste letrare vlen më shumë se Kanti, le që kush e lexon Kantin sot, vetëm ata që quhen ‘’idiote kategorikë’’. Dalldia që na jep komforti, bukuria, këndshmëria na drejtojnë siç thonë psikologët modernë drejt kontradiktës. Kurse nga ana tjetër psikologjia industriale këtë do, sa më shumë imazh, imazh, foto që shprehin me miliarda e miliarda fjalë dhe ushqim të skaduar, apo informacion të pjesshëm ose gënjeshtra, ose hile, si thotë populli ta fut edhe nuk e kupton, me lugë të zbrazur të kon. E merr vesh më vonë pasi e konsumon produktin.
Si tashmë që harruam drejtshkrimin më pas do harrojmë fjalën, kuptimin e saj, logjikën, do drejtohemi drejt emocionit. Për çudi të gjitha sëmundjet mendore vijnë jo rastësisht nga emocionet.
Bota do jetë vetëm imazh miliarda fjalësh, do çuditemi, mahnitemi me forcën e imazhit me simbole që kryejnë mite pa deshifrime Roland Barthez-iane. Kush ka më shumë rëndësi Homeri apo Kardeshian? Ku po shkojmë në dituri apo skizofreni, mos vallë evolucioni e fal skizofreninë dhe e bën dituri? Në shekullin e 22-të Kardeshianizmi do jetë teoria filozofike më e përparuar si dikur pragmatizmi amerikan.
Dituri imazhesh skizofrene? Në vitet 60 matësi i audiencës në Itali në vend të parë vuri një shoqe simotër si Kardeshiane.
Ajo nuk i thoshte asgjë publikut, por ishte me audiencën më të madhe sepse ishte e bukur. Madje ishte debile. Ashtu si velinat që bëhen gazetare të famshme dhe i presin rrugën një gazetareje të shëmtuar por që ka marrë diplomë me nota të mira. Pse shihet akoma CV-?! CV jo, por velinat po edhe me ngulm kur dredhin të pasmet. Në krahun tjetër një filozof italian, nga më të mirët në auditor mediatik, nuk kishte asgjë. nuk ishte i ndjekur megjithëse ishte nga më të thjeshtët në shprehi dhe në shpjegim, tamam si për popull, po ai u vriste ëndrrën, u hiqte popullit të rremen, idiliken, emocionin e ethshëm, dëshirat e zjarrta, dhe i kthente në realitet. Mos populli do të gënjehet me bukuri?! Mos po na vret bukuria, apo mos po na kulturon. Mos vallë miti më i largët i njerëzimit është bukuria, dhe ne po gjejmë mënyrën për bukurinë që vret?!!!!