Statusi i dobët i gazetarit shqiptar vështirëson rolin e tij si garant dhe roje të demokracisë përballë një aleance të fuqishme aktorësh që kontrollojnë informacionin, si Pronarët e mediave, drejtuesit e mirë paguar, politikanët dhe reklamuesit e fuqishëm. – Konkluzioni është nxjerrë në një vëzhgim të fundit të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit mbi “Tregun e punës në media”.

Në këtë anketim dhe përpunim të dhënash janë pyetur të paktën 249 gazetarë të shpërndarë në 48 media të ndryshme, duke përfshirë gjithë peizazhin e tyre nga mediat tradicionale te ato online.

Anketimi ka nxjerrë në pah një problematikë të madhe të mediave shqiptare sipas të cilës lidhjet e pronarëve të medias me politikën intimidojnë reporterët, ndërsa pagat e tyre janë tepër të ulta: “Nuk mungojnë edhe segmente të gazetarëve që ndihen madje të përbuzur në vendet e tyre të punës, pjesë e shtresave me pak të ardhura, pra të varfëria, etj. Gazetari ka një ndjenjë dobësie dhe inferioriteti ndaj politikanit që i ushtron presion nëpërmjet pronarit të medias”.

Studimi ve theksin te “përmirësimi i kuadrit ligjor që rregullon statusin dhe kushtet e punës së gazetarëve” si një mjet që do të mund të forcojë pavarësinë dhe lirinë e reporterëve në mediat shqiptare.

Gjithashtu në këtë hulumtim evidentohet fakti se ka një mungesë të theksuar të gazetarisë investigative, kjo edhe për shkak të kostove, ndërsa shtohet se gjatë ushtrimit të detyrës reporteri shqiptare ushtron procese ndihmëse ose mekanike “sikurse është agregimi i lajmeve nga ëeb-i, apo mbledhja e deklarateve të dhëna nga ana e politikanëve sipas modelit të një gazetarie deklarative”.

Raporti 45 faqesh mbi tregun e punës së gazetarëve, mbyllet me 12 konkluzione e rekomandime.  Ai është realizuar nga tre pedagogë dhe kërkues shkencorë pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, si Akademik Artan Fuga, Prof.asoc. Mark Marku dhe PhD Cand. Ervin Goci. Kërkimi është mbështetur nga USAID, Ambasada Britanike dhe IDRA.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu