Suedia mban sot zgjedhjet e trefishta për zgjedhjen e parlamentit, komunave (bashkive) dhe regjioneve. Votimet e kësaj radhe konsiderohen si më të rëndësishmet në rreth 20 vitet e fundit, për shkak të konfigurimit të hapësirës politike, baraspeshës thuajse te plote mes blloqeve politike si dhe rritjes se konsiderueshme te ekstremit te djathte.
Por cilat janë ndryshimet e mëdha qe shoqërojnë procesin dhe ditën e zgjedhjeve ne Shqipëri (apo Kosove), me atë çfarë ndodh ne Suedi?! Ja disa nga dallimet thelbësore:

1- Pavarësisht se Suedia është një vend I pasur, nuk e ka luksin e vendeve tona qe te beje dy pale zgjedhje; një politike dhe një komunale. Një here ne 4 vjet njerëzit I drejtohen kutive te votimit për te zgjedhur drejtuesit ne nivel qendror dhe atë lokal. Nuk dihet saktësisht se sa janë shpenzimet për një fushate ne Suedi, por ne Shqipëri ka çdo dy vjet zgjedhje dhe kostoja e tyre për buxhetin e shtetit është e konsiderueshme. Suedia edhe pse shtet shume me I pasur se ne, ka praktike te shkurtimeve te buxhetit edhe ne këtë pike.

2- Partitë politike dhe kandidatet për parlament apo komuna, (bashki), bëjnë një fushate krejt modeste dhe me shume pak reklama neper rruge, apo sheshe. Sa i takon shpalosjes se ideve, politikanet zgjedhin me shume rrjetet sociale, sesa postera neper shtylla, dyqane, pallate etj. Partitë kane kontroll rigoroz për financuesit e fushatës se tyre, ndaj edhe shpenzimet ne zërin e reklamës nuk janë aq te mëdha. Madje edhe mesazhet e kryetareve te partive ne mediat kryesore, TV, nuk janë te shumta. Mund te gjesh maksimumi një apo dy reklama te ndryshme nga liderët partiake, dhe jo si ne Shqipëri, ku partitë dhe kryetaret dalin çdo 20 minuta ne TV.

3- Mungesën e mesazheve dhe reklamave te pafund elektorale, politikanet kryesore i kompensojnë me debatet e shumta TV dhe media te tjera. Aty është mundësia me e mire edhe për votuesit për te pare me mire se për cilën parti politike ia vlen te kandidosh. Këto debate janë mundësia me e mire për shpalosjen e programit, sesa daljet e pafund neper ekranet e TV dhe faqet e gazetave.

4- Debatet TV janë edhe këto një eksperience dhe shkolle me vete e demokracisë. Gazetaret nuk shkojnë ne biseda me pyetje te përgatitura dhe nga ana tjetër politikani nuk guxon te shantazhojë gazetarin, apo edhe qytetarin qe ka te drejte qe te beje edhe ai pyetje te drejtpërdrejta për këdo politikan. Debatet nuk bëhen si tek ne, si ”Pazar” ku nuk merr vesh i pari te dytin, por duke respektuar radhën dhe fjalën e njeri tjetrit. I vetmi ”devijim” nga ky rregull ishte nje ton i ngritur dhe goditja e platformës nga kryetarja e partisë se Qendrës, e cila reagoi ashpër kundër kryetarit te partisë ekstreme, SD, qe tha se Suedia nuk është për te huajt. Kurse ne Shqipëri, fyerjet dhe sharjet mes politikaneve janë gjeja me normale dhe menyja qe kënaq edhe votuesit.

5- TV nuk japin çdo dite, për një muaj rresht, lajme dhe pamje nga fushata e partive politike. Pjesa me e madhe e vëmendjes ndaj fushatës, është zhvillimi i debateve te drejtpërdrejta, ne disa qytete te ndryshme te vendit. Gazetaret mbajnë qëndrim edhe ndaj deklaratave ekstremiste. TV shtetëror suedez u distancua nga deklarata e kryetarit te ekstremit te djathte dhe si reagim kjo parti bojkotoi TV përgjatë ditës se zgjedhjeve.

6- Ne Suedi nuk ka ”heshtje zgjedhore”. Politikanet bëjnë fushate ne media edhe një dite përpara ditës se zgjedhjeve, por madje edhe ditën e zgjedhjeve. Ata shpërndajnë vete flete palosje te programit te partisë se tyre dhe përpiqen deri ne minutën e fundit qe te bindin njerëzit te votojnë për ta. Por kjo sigurisht nuk behet si tek ne, kur 24 orët e fundit, mbyllet fushata mediatike por fillon ajo për blerjen e votave.

7- Zgjedhësit kane mundësi te votojnë dy here. Po. E vërtetë. Por jo si tek ne, kur dikush voton ne Sarande dhe pas disa orësh ne Tropoje. Votimi hapet shume dite përpara ditës se zgjedhjeve, gati dy jave, dhe njerëzit shkojnë qete qete e hedhin votën e tyre. Deri një dite përpara ditës se zgjedhjeve, 9 shtator, kishin votuar rreth 45 % e zgjedhësve. Nëse një zgjedhës, ka votuar për X parti disa dite me pare dhe tashme ka ndërruar mendje, mund te votoje tani për një parti tjetër Y dhe kësisoj vota e tij e pare behet e pa vlefshme.

8- Me shume rendësi është edhe vota e atyre qe votojnë për here te pare; 400 mije këtë vit. Kjo është arsyeja qe fushata e partive nuk ndalet për asnjë moment deri pak minuta përpara mbylljes se kutive te votimit. Partitë bëjnë ”fushate” neper shkolla, duke shpalosur programin e tyre dhe me pas ne mënyrë stimuluese behet një votim nga nxënësit për ti mësuar ata sesi te votojnë. Sigurisht nuk ndodh si tek ne, ku nxënësit nxirren ne mes te diellit ne miting për te duartrokitur për partitë. Nga ana tjetër, ka aplikime te ndryshme ne internet, ku ne baze te programit te partive, njerëzit mund te orientohen se për cilën parti mund te votojnë.

9- Nga ana tjetër. Votuesi mund te votoje për një parti X qe dëshiron dhe jo për kandidatin e saj. Ne këtë rast, ai merr një flete votimi bosh dhe ne te shënon emrin e një personi kandidat për deputet qe dëshiron ta përfaqësoje ne parlament. Ky kandidat mund te mos jete nga partia qe ai dëshiron, mund te mos jete fare as banues i zonës ku voton zgjedhësi. Mund te jete cilido kandidat, ne cilëndo pjese te Suedisë.

10- Rezultatet e zgjedhjeve dalin brenda pak orësh nga mbyllja e kutive te votimit, dhe ky është momenti kur partia qe ka fituar zgjedhjet, fillon bisedimet me paritë e tjera për ndërtimin e koalicionit qeverisës. Tek ne duhen disa dite qe KQZ te nxjerre rezultatin, aq kohe sa ne fakt iu duhet partive për te ndryshuar votën ne kutitë e votimit.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu