Sulmet digjitale ndaj gazetarëve dhe mediave në vend po shënojnë rritje, pasi së fundmi media “Citizens Channel” po përballet me fshirjen e përmbajtjeve në faqen e saj në “Facebook”, një sulm i koorinduar që është transferuar edhe tek faqja e tyre në internet. 

Që prej datës 2 prill media “Citizens Channel” po përballet me fshirjen e përmbajtjeve në faqen e saj në “Facebook”, një sulm digjital i cili është transferuar edhe tek faqja e tyre në internet.

Situata e krijuar ka cenuar punën e kësaj medieje që funksionon në internet dhe po i përball ata me një situatë që gati i ka “paralizuar” kanalet e tyre kryesore për komunikimin me audiencën d“Faqja e Citizens Channel në Facebook ka rënë pre e një fushate raportimesh. 10 postimet e fundit janë fshirë nga platforma me arsyetimin se kanë përmbajtje ‘spam’, që tenton të marrë ‘like’ dhe ‘share’ në mënyrë të parregullt”, njoftoi “Citizens Channel”.

“Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt” e regjistroi ngjarjen si sulm ndaj mediave dhe organizatave mediatike, duke e vlerësuar si një përpjekje që synon të censurojë gazetarinë kritike dhe duke rrezikuar marrëdhënien e kësaj medieje me audiencën e saj.

“Kjo fushatë duket se është një përpjekje e koordinuar për të minimizuar zërin e tyre, veçanërisht pasi publikuan një artikull kritik për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e lejeve për qiellgërvishtëset nga Bashkia e Tiranës”, shpjegoi “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt”, i njohur si “Safe Journalists”.

“Pas publikimit të këtij lajmi një ushtri digjitale filloi të sulmonte artikujt e tyre, që datojnë që nga viti 2021, me raportime që synonin të mbyllnin faqen e tyre në Facebook”, shtoi Rrjeti.

Kjo media jofitimprurëse është përballur edhe në të kaluarën me sulme digjitale në faqen e internetit, por këtë herë sulmi është shtrirë edhe në faqen e saj në “Facebook”.

Sulmet digjitale ndaj gazetarëve dhe mediave janë një fenomen që po përhapet për të censuruar punën e thelluar të reporterëve. Më herët vjedhja e identitetit të gazetarit Armand Bajrami dhe përdorimi i tij në mënyrë të paligjshme shënoi një precedent të ri në sulmet digjitale ndaj punonjësve të medias.

Ndërsa eksperienca e agjencive ligjzbatuese në zbardhjet e pakta të sulmeve fizike ndaj gazetarëve, dëshmon për një sfidë edhe më të madhe në zbardhjen e atyre me natyrë digjitale.

“Së fundi, përdorimi i platformave digjitale për të orkestruar fushata të tilla nxjerr në pah dobësitë dhe sfidat me të cilat përballen mediat në epokën digjitale, ku përmbajtja mund të shtypet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive përmes fushatave të koordinuara në internet”, theksoi në deklaratë “Safe Journalists”. /Amfora

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu