Një libër që zbulon prapaskenat dhe sekretet e formatit talk show në televizion. Ky eshte  botimi me i fundit i cili i është prezantuar lexuesve, me autor gazetarin Elvin Luku publikuar nga “Botimet Pegi”.

Akademiku Artan Fuga, referues në promovimin e botimit tha se studimi hedh dritë mbi të vërtetat e asaj që nuk shihet në ekran.

Ndërsa Drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku, u shpreh se libri fokuson zhanrin më të përhapur dhe te kritikuar te televizionit.

Ndërkohë vetë autori theksoi se një nga problematikat kryesore është mungesa e publikut dhe angazhimit të tij në këto programe.

Të pranishëm në këtë promovim ishin moderatorë te ekraneve, pedagoge, gazetare dhe studente te komunikimit.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu