“Qytetarët shqiptarë nuk janë informuar në mënyrë objektive përgjatë fushatës zgjedhore, pasi aktivitetet e zyrtarëve dhe partive politike janë transmetuar në mediat private dhe kombëtare përmes ERTV-së”, – Ky është konkluzioni i raportit paraprak të OSBE-së në lidhje mbulimin mediatik që media i ka bërë këtij procesi elektoral lokal në Shqipëri. 

Sikurse theksohet në pjesën për median, ekspertët e ODIHR theksojnë se kanalet shqiptare edhe këtë radhë nuk kanë patur akses në aktivitete por vetëm mundësinë e ritransmetimit ose transmetimit të drejtpërdrejtë të aktivitetit me regji që ofrohej nga kanali në Facebook i kryeministrisë: 

Ndonëse më 3 qershor, BMM-ja u kishte bërë thirrje mediave t’i etiketonin qartë dhe dukshëm të gjitha mbulimet e fushatës zgjedhore në emisionet informative të prodhuara nga partitë politike, këto transmetime vazhduan të ishin të paidentifikuara përgjatë gjithë fushatës, duke i keqorientuar me gjasë teleshikuesit rreth natyrës së përmbajtjes së tyre. Përveç kësaj, disa bashkëbisedues të MVZ-s së ODIHR-it theksuan se zakonisht aktivitetet zyrtare dhe aktivitetet e fushatës së Kryeministrit Rama u filmuan dhe u transmetuan ekskluzivisht nga kanali me bazë Facebook-un, ERTV, të cilin transmetuesit e tjerë kishin mundësi vetëm ta ritransmetonin.  Praktika e kufizimit të aksesit të medias në aktivitetet publike të organizuara nga zyrtarët e shtetit dhe partitë politike i ka kufizuar mundësitë e zgjedhësve për të marrë informacione objektive gjatë fushatës.

Ndërkaq duke u ndalur në monitorimin e fushatës, raporti thekson se dy prej televizioneve kombëtare, Top Channel dhe TV Klan kanë raportuar aktivitetet e Partisë Socialiste me “tone pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative”. Me të balancuara kanë qenë raportimet në Vizion Plus dhe kanalin publik RTSH-1. 

PD-ja dhe PS-ja dominuan mbulimin politik në edicionet informative në të gjitha mediat e monitoruara, ku PS-ja mori midis 29 dhe 34 përqind, kurse PD-ja midis 20 dhe 26 përqind të këtij mbulimi. Polarizimi politik u reflektua në tonin e këtij mbulimi. Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, News 24 e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 ishte më neutral se mediat private, ku PS-ja u mbulua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral. 

Në raportin paraprak OSBE rithekson se mediat në shqipëri janë të larmishme, por mbeten të varura nga pozicionimet politike dhe interesat e biznesit të pronarëve të tyre. Në mungesë të një vetërregullimi efikas, gazetarët operojnë në kushte pune të pasigurta dhe zgjedhin shpesh autocensurën.

Çfarë shkruhet në raportin e OSBE – ODIHR mbi situatën mediatike?

Mjedisi i larmishëm mediatik kufizohet nga një treg i kufizuar reklamash. Sipas shumicës së bashkëbiseduesve të MVZ-së së ODIHR-it, shkalla e kufizuar e fitimit të mediave ka bërë që ato të veprojnë si platformë për pronarët e tyre. Në mungesë të një vetërregullimi efikas dhe për shkak të pasigurisë për punën, gazetarët mbeten të prekshëm nga presioni dhe shpesh nga autocensura.

Televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit politik. Përqendrimi i pronësisë së mediave u konsolidua edhe më tej nëpërmjet procesit të dixhitalizimit, i cili rezultoi në kontrollin nga një familje të tre prej pesë frekuencave televizive private kombëtare.

Ndonëse liria e shprehjes parashikohet në Kushtetutë dhe në legjislacionin për median, shpifja mbetet një vepër penale e dënueshme me gjobë prej deri në 3,000,000 lekë.  Mbulimi i fushatës në median audiovizive rregullohet hollësisht në Kodin Zgjedhor, ndërsa media e shtypur dhe ajo online janë në një masë të madhe të parregulluara. Ligji u ofron gjithashtu minutazh transmetimi falas në transmetuesin publik edhe “partive të regjistruara”, gjë që KQZ-ja e interpretoi ngushtësisht si ata që marrin pjesë në zgjedhje.

Transmetuesit që pranojnë mbulim të fushatës me pagesë duhet t’u ofrojnë garuesve të njëjtat çmime dhe t’ia dërgojnë listën e çmimeve KQZ-së. Vetëm 7 nga 54 transmetues privatë ia dërguan listën e çmimeve KQZ-së dhe ata që të gjithë e informuan MVZ-në e ODIHR-it se nuk ishte blerë asnjë hapësirë reklamimi.

Gjatë tre ditëve të fundit të fushatës, pesë transmetues privatë transmetuan falas reklama të BD-së. Sipas listës së çmimeve, vlera e hapësirës së ofruar falas nga disa media e ka tejkaluar kufirin e vendosur për dhurimet individuale në natyrë për fushatë.

Bordi i Monitorimit të Medias (BMM) mbikëqyr respektimin nga ana e mediave të Kodit Zgjedhor. Megjithëse ky organ i posaçëm duhet të ishte ngritur nga KQZ-ja 40 ditë përpara fillimit të fushatës, ai u ngrit vetëm më 28 maj. E ndihmuar nga rregullatori i medias audiovizive, Autoriteti i Medias Audiovizive, BMM-ja filloi të monitorojë vetëm 14 transmetues më 1 qershor, një ditë pas fillimit të fushatës. Më 3 qershor, BMM-ja i kërkoi KQZ-së të autorizonte marrjen në punë të stafit shtesë me qëllim rritjen e kampionit të monitorimit, kërkesë që nuk iu plotësua.

Ndonëse Kodi Zgjedhor kërkon që media audiovizive t’u japë partive politike që kanë fituar më shumë se 20 për qind të vendeve në zgjedhjet e fundit parlamentare dyfishin e mbulimit në emisionet informative që marrin partitë e tjera parlamentare, BMM-ja monitoroi vetëm partitë që morën pjesë në zgjedhje. Për shkak të ngritjes së saj me vonesë, BMM-ja i paraqiti dy raportet e saj të para javore vetëm më 18 qershor. Në tre raporte javore, BMM-ja ka propozuar arbitrarisht që KQZ-ja t’i urdhërojë të 14 mediat e monitoruara që të kompensojnë Partinë Social Demokrate dhe 2 media që të kompensojnë BD-në me 30 minuta mbulim në emisionet informative. KQZ-ja e la në fuqi këtë propozim më 22 qershor dhe i urdhëroi mediat ta ofronin këtë minutazh. Sipas raporteve më të fundit të MMB-së, media nuk e zbatoi këtë urdhër.

Shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it e kanë kritikuar praktikën e përhapur të ofrimit nga ana e partive politike kryesore dhe zyrtarëve publikë të regjistrimeve të gatshme ose regjistrimeve të drejtpërdrejta për median lidhur me aktivitete zyrtare ose aktivitete të fushatës që janë të mbyllura për median.

 Ndonëse më 3 qershor, BMM-ja u kishte bërë thirrje mediave t’i etiketonin qartë dhe dukshëm të gjitha mbulimet e fushatës zgjedhore në emisionet informative të prodhuara nga partitë politike, këto transmetime vazhduan të ishin të paidentifikuara përgjatë gjithë fushatës, duke i keqorientuar me gjasë teleshikuesit rreth natyrës së përmbajtjes së tyre. Përveç kësaj, disa bashkëbisedues të MVZ-s së ODIHR-it theksuan se zakonisht aktivitetet zyrtare dhe aktivitetet e fushatës së Kryeministrit Rama u filmuan dhe u transmetuan ekskluzivisht nga kanali me bazë Facebook-un, ERTV, të cilin transmetuesit e tjerë kishin mundësi vetëm ta ritransmetonin.  Praktika e kufizimit të aksesit të medias në aktivitetet publike të organizuara nga zyrtarët e shtetit dhe partitë politike i ka kufizuar mundësitë e zgjedhësve për të marrë informacione objektive gjatë fushatës.

Monitorimi i medias nga MVZ-ja e ODIHR-it tregon se kjo fushatë e vakët mbeti në hije për shkak të krizës së vazhdueshme politike, me fokusimin e lajmeve dhe debateve të shumta televizive në mediat e monitoruara tek akuzat dhe kundërakuzat e PD-së dhe PS-së, të cilat u ndezën edhe më shumë pas nxjerrjes nga Presidenti të dekretit të 10 qershorit. Kjo e ka ngushtuar informacionin e zgjedhësve për garuesit, sidomos jashtë kryeqytetit, duke ua kufizuar mundësitë e bërjes së një zgjedhjeje të mirëinformuar. Përjashtim të dukshëm bëri mbulimi mediatik i fushatës aktive nga kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vjen nga PS-ja dhe prezantimet e kandidatëve të PS-së nga kryetari i partisë. Kandidatet dhe politikanet gra morën mbulim shumë të kufizuar, pasi media u fokusua kryesisht te lidershipi i partive kryesore.

PD-ja dhe PS-ja dominuan mbulimin politik në edicionet informative në të gjitha mediat e monitoruara, ku PS-ja mori midis 29 dhe 34 përqind, kurse PD-ja midis 20 dhe 26 përqind të këtij mbulimi. Polarizimi politik u reflektua në tonin e këtij mbulimi. Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, News 24 e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 ishte më neutral se mediat private, ku PS-ja u mbulua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu