Sistemi i drejtësisë është i papërgatitur për të trajtuar problematikën e pedofilisë. Vetëm në 1 nga 151 vendime për krime seksuale me të mitur nën 14-vjec në 10-vitet e fundit përmendet termi “pedofili” dhe është kryer ekspertim për të diagnostikuar atë, por nuk është dhënë asnjë dënim plotësues për trajtim mjekësor të tyre (neni 60/11), pavarësisht se 25% e tyre janë konfirmuar nga organet e hetimit si recidivistë.