(Burimi: QKR, aksesuar në Tetor-Dhjetor 2018)
Viti 2013 | Viti 2014 | Viti 2015 | Viti 2016 | Viti 2017 | |
---|---|---|---|---|---|
TV Klan | 267,832,513 Lekë | 147,719,709 Lekë | 98,914,133 Lekë | 247,153,944 Lekë | 166,553,021 Lekë |
Top Channel | 122,182,374 Lekë | 3,227,835 Lekë | 753,094 Lekë | 1,152,748 Lekë | 1,089,584 Lekë |
Vizion Plus | 20,401,265 Lekë | 1,672,722 Lekë | 3,042,901 Lekë | 3,453,332 Lekë | 2,791,403 Lekë |
Bazuar në të dhënat që vetë operatorët televizivë kanë deklaruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, MediaLook ka mbledhur dhe publikuar fitimet vjetore neto të TV-ve kombëtare si shoqëri aksionare. Ajo që bie në sy nga grafiku i mësipërm është se TV Klan ka raportuar fitime, veçanërisht në tre vitet e fundit, shkojnë edhe deri në qindra herë më të larta se dy televizionet e tjera, pavarësisht se sipas vëzhgimeve të mediave, tre TV-të e paraqitur në grafik ndajnë tortën kryesorë të të ardhurave nga reklamat. Sipas raportit “Media Ownership Monitor Albania” të publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe Birn Albania vetëm për vitin 2016 “më shumë se gjysma e shpenzimeve për reklama i shkojnë tre kompanive të mëdha mediatike Top Channel, TV Klan dhe Media Vizion me vlerë 25.16 milionë USD (20.4 milionë euro). Nga këto, thuhet në të njëjtin raport, Top Channel ka marrë një vlerë prej 12.4 milionë USD më 2016, pasuar nga TV Klan me 9,1 milionë USD dhe Media Vizion me 3.6 milionë USD. Ndërkaq dy televizionet e tjera, në tre vitet e fundit, rezultojnë me fitime vjetore nga 753 mijë - 3.5 milionë lek, ne kufijtë e një biznesit të vogël.