Përqëndrimi i 100% të aksioneve të një televizioni me licencë kombëtare në duart e një pronari të vetëm është një ndër tre problematikat kryesore të medias në Shqipëri.
Progres-raporti i Bashkimit Europian për vitin 2018 kritikon ligjin për median, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ka shfuqizuar paragrafin 3, të nenit 62 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, e cila kufizonte aksionet mediatike për individ deri në 40% maksimumi.
Në këtë dokument theksohet se kjo çështje, sikundër transparenca e reklamave publike dhe zbatimi i të drejtave të gazetarëve janë sfidat në vitet e ardhshme për Shqipërinë:
Sfida kryesore për Shqipërinë në vitet e ardhshme janë:
-
Vendosja e limiteve sa i takon pronësisë për operatorët me licencë kombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare;
-
Të aplikojë legjislacionin në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për reklamat publike, në mënyrë që të rritet transparenca;
-
Të forcojë zbatimin e kodit të punës për mbrojtjen e gazetarëve Shqiptarë, të drejtat e tyre të punës dhe të drejtat sociale.
Në të njëjtin raport, ngrihet shqetësimi se mediat nuk kanë një ndarje të qartë mes politikës editoriale dhe lajmit, pasi shpesh herë raportimi influencohet nga interesa politike dhe financiarë:
Pronësia e mediave audiovizive, transparenca në financimin e medias dhe reklamat publike mbeten çështjet kyçe. Drejtimi editorial i mediave private vijon të influencohet fort nga interesa politikë dhe financiarë. Fondet mbi median mbeten shumë të rëndësishme për të përmirësuar lirinë mediatike, veçanërisht duke patur parasysh sfidat e reja si “fake news” dhe ndikimet e palëve të treta. Mes të tjerave, vetëcenura punësimi i pasigurt i gazetarëve mbetet çështje që përbëjnë shqetësim serioz.
Progres-raporti i Bashkimit Europian evidenton se ka përparim në raportimin e balancuar në Radio Televizionin Publik, ndërsa kërkon forcim të AMA-s si institucion rregullator. Ndërkohë dokumenti thekson se është me shumë rëndësi që të inkurajohen masat vetërregulluese të mediave online.
Ja panorama e plotë e Progres-raportit të BE-së për mediat në Shqipëri
Liria e shprehjes në Shqipëri
Shqipëria ka bërë progres në forcimin e pavarësisë së autoritetit rregullator dhe transmetuesit publik. Në përgjithësi ligji favorizon lirinë e shprehjes ndonëse implementimi i tij mbetet një sfidë. Duhet aplikuar legjislacioni për reklamat publike, që synon përmirësimin e transparencës në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
Sfida kryesore për Shqipërinë në vitet e ardhshme janë:
- Vendosja e limiteve sa i takon pronësisë për operatorët me licencë kombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare;
- Të aplikojë legjislacionin në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për reklamat publike, në mënyrë që të rritet transparenca;
- Të forcojë zbatimin e kodit të punës për mbrojtjen e gazetarëve Shqiptarë, të drejtat e tyre të punës dhe të drejtat sociale.
Intimidimi i gazetarëve
Sulmet fizike mbi gazetarët janë të rralla. Një rast u raportua në Mars 2017 dhe u dënua lehtësisht nga autoritetet. U zhvilluan hetimet çka sollën në arrestimin e agresorit. Çështja vijon të gjykohet në apel.
Një program televiziv u mbyll dhe dy gazetarë u pushuan nga puna pas një investigimit ku përfshihej Kryetari i Bashkisë në Tetor 2016. Janë regjistruar tre çështje gjyqësore për shpifje kundër nëntë gazetarëve, të cilat po vijojnë.
Autoritetet pritet që të kenë tolerancë zero ndaj kërcënimeve ose sulmeve ndaj medias dhe kujdesen që të mos bëjnë deklarata që mund të krijojnë një klimë që pengon lirinë e shprehjes.
Legjislacioni
Kushtetua dhe ligjet janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ato garantojnë liritë e individit përfshi të drejtën për privatësi, lirinë e shprehjes dhe sanksione ndaj nxitjes së urrejtjes. Shpifja mbetet një vepër penale, megjithëse nuk dënohen me burg. Megjithatë, gazetarët rrezikohen nga gjoba të mëdha dhe dëme. Ligjet për gjuhën e urrejtjes janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Pesë raste të gjuhës së urrejtjes janë regjistruar dhe dy ankesa janë depozituar pranë Komisionerit për Mbrojtjen kundër Diskriminimit. Ato ishin në fushën e orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Shqipëria ka ende nevojë të aplikojë një legjislacion i cili forcon transparencën në reklamat publike.
Aksesi për informacion për kontratat, auditet dhe pagat e zyrtarëve ka nevojë të përmirësohet. Vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit janë jo-detyruese për zyrtarët e administratës publike.
Zbatimi i legjislacionit / institucionet
Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) aprovoi planin strategjik 2017-2019 në Mars 2017. AMA ka dyfishuar të ardhurat e saj dhe ka ndryshuar strukturën në mënyrë që të fokusohet më shumë në mbikëqyrjen, monitorimin dhe zbulimin e aktiviteteve të paligjshme në transmetim. Procesi i dixhitalizimit ka hyrë në fazën e saj finale të zbatimit.
Transmetuesi publik
Transmetuesi publik, Radio Televizioni Publik Shqiptar ka nj strukturë të re të brendshme që përkon dhe me procesin e dixhitalizimit. RTSH ka zhvilluar dhe aprovuar parimet e saj editoriale të cilat e mbrojnë nga ndërhyrjet politike. Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të qershorit evidentoi se RTHS tregoi që raportim balancues gjatë fushatës elektorale. Megjithatë, RTHS ka nevojë për të siguruar qëndrueshmëri financiare.
Faktorët ekonomikë
Pronësia e mediave audiovizive, transparenca në financimin e medias dhe reklamat publike mbeten çështjet kyçe. Drejtimi editorial i mediave private vijon të të influencohet fort nga interesa politikë dhe financiarë. Fondet mbi median mbeten shumë të rëndësishme për të përmirësuar lirinë mediatike, veçanërisht duke patur parasysh sfidat e reja si “fake news” dhe ndikimet e palëve të treta. Mes të tjerave, vetëcenura punësimi i pasigurt i gazetarëve mbetet çështje që përbëjnë shqetësim serioz.
Interneti
Qeveria nuk kufizon eksesin në internet ose të censurojë përmbajtjen mediatike online. Masat vetërregulluese të këtij sektori mediatik duhet të inkurajohen.