OSBE “rrezon” draftin antishpifje të miratuar më 3 korrik në Këshillin e Ministrave, i cili krijonte një “AMA-gjykatë” me kompetenca për të ndëshkuar dhe gjobitur mediat pa gjyq deri në vlerën 1 milion lekë.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Median, z.Harlem Desir, i angazhuar personalisht në komunikime të drejtpërdrejta me kreun e qeverisë, të cilit i ka dorëzuar dy ekspertiza ligjore, ka prezantuar një raport kritik mbi “paketën antishpifje”, dokument ky i paralajmëruar nga MediaLook katër ditë më parë.

Sikurse pohon vetë Z.Desir shqetësimi kryesor për OSBE-në mbetet shëndërimi që drafligji antishpifje i bën AMA-s nga një organ rregullues në një organ që merr kompetencat e gjykatës. OSBE shkon edhe më tëj kur thotë se nuk mund të ketë bllokim të kontentit , veçse në tre raste që ligji parashikon shumë qartë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, organi rregullator i mediave nuk mund të jetë një zëvendësues i gjykatave të pavarura apo i mekanizmave vetërregulluese në vështjet e lirisë së shprehjes. Kjo është e vlefshme edhe për bllokimin e kontentit gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e të drejtës për përgjigje.
Në lidhje me “bllokimin e perkohshëm/ose limitimin e eksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre raste të specifikuara shprehimisht në ligj, si pornografia, aktet nxitëse terroriste dhe thyerja apo cenimi i sigurisë kombëtare, por edhe në këto raste masat duhet të jenë në propocion me rrezikun, jo më të rënda.

Në këtë dokument të përpiluar nga eksperti Dr. Joan Barata Mir thuhet se gjobat e AMA-s nuk mund të jenë tituj ekzekutiv, por ato mund të apelohen menjëherë në gjykatë:

Në çdo rast, vendimi i AMA-s duhet të apelohet në një organ kopetent siç është gjykata. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë për të pezulluar apo për të mbajtur në fuqi vendimin e AMA-s në fazen e apelit.

Ndërsa sa i takon gjobave dhe sanksioneve “ato nuk duhet të jenë të njëjta për të gjitha mediat”,- nënvizohet në raport, – “por rekomandohet të jenë në proporcion me audiencën dhe zhvillimin ekonomik të medias”.

Në dokument thuhet se ligji për mediat dhe portalet online nuk duhet të jetë i njëjtë me ato elektronike, një fakt ky i propozuar që në krye të herës nga Qendra Shqiptare MediaLook gjatë fazës konsultuese të ligjit me AMA-n dhe përfaqësues të tjetë të qeverisë, argumente këto që janë bërë publike në një seri shkrimesh.

Analiza ligjore nënvizon se rregullimi i faqeve online të mediave të shkruara dhe atyre të reja, të përkufizuara “publikime elektronike në internet”, nuk duhet të jetë të njëjta si ato të mediave audiovizive.

Ndërkaq, OSBE ka vlerësuar tërheqjen e përfaqësuesve të qeverisë për të regjistruar me detyrim portalet online.

Më 3 korrik, Ministrja e Drejtësisë njoftoi publikun dhe mediat se qeveria ka vendosur t’i dërgojë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të ashtuquajturën paketën “antishpifje”, vendim ky i marrë pas një procesi të gjatë konsultash me grupet e interesit dhe ekspertë shqiptarë e ndërkombëtarë.

Konsultat janë zhvilluar por si gazetarët dhe OJF-të e mediave në vend, pas analizave dhe arsyetimeve, janë shprehur “on block” që qeveria duhet t’i tërheqë dy draftet e prezantuara pasi ato censurojnë median e lirë dhe të pavarur!

Nga ana tjetër edhe katër prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare si Reporterët pa Kufij, Federata Europiane/Botërore e Gazetarëve, Qendra Europiane për Liritë e Shqypit e Medias dhe PEN Internacional kanë reaguar me shkrim duke i kërkuar qeverisë të heq dorë nga dy draftligjet për median.

 

 

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu