Qeveria Rama po përgatit Kodin e ri Penal i cili parashikon gjoba marramendëse për gjithë hierarkinë mediatike nga drejtuesi i medias e deri te printuesi i saj, nëse informacioni i publikuar prej tyre cilësohet si shpifje.

Gjobat për kundravajtjen penale arrijnë deri në 3 milionë lekë të rinj, përgënjeshtrimin e informacionit dhe kërkesën e faljes publike ndaj viktimës, – thuhet ne dy draftet e siguruara nga MediaLook.

Masat ndëshkuese financiare rritet në 4.5 milionë lekë të rinj nëse “shpifja” i drejtohet ndonjë “organi politik, administrative apo gjyqësor ose ndaj një autoriteti të përbërë që funksionon në kolegj”.

Parashikimet e reja në Kodin Penal janë përpiluar nga një grup ekspertësh të ngritur nga Ministria e Drejtësisë, e cila tashmë ka shpërndarë draftet, nje kopje te te cilave ne disponojme dhe po zhvillon konsultimet me grupet e interesit përfshi edhe shoqërinë civile.

Ajo që duket shqetësuese në këtë draft janë pesë paragrafët e shtuara për nenin 227 të shpifjes në materialin e ri të propozuar. Në të evidentohet se “kur vepra penale është kryer me anë të shtypit , përgjegjësia shtrihet edhe te drejtori administrues, ose, sipas rastit, zv/drejtori, botuesi dhe printuesi, në rastet e dijenisë së tyre të faktit penal”.

Krahas përgënjeshtrimit i cili duhet të mbajë të njëjtin vend dhe pozicion sikurse dhe lajmi i publikuar, media është e detyruar që të publikojë edhe vendimin gjyqësor penal.

Ndryshimet në kodin penal pasojnë draftligjin e shumëdebatuar dhe të njohur publikisht si “projektligjet antishpifje” të cilat u kundërshtuan masivisht nga organizatat ndërkombëtare dhe ato vendase mediatike për lirinë e shprehjes apo për të drejtat e njeriut.

Ja se cfare shkruhet ne draftin e ri:

Neni 120

Shpifja

(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012)

Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.

 

Neni 227

Shpifja

1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.

2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.

3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.

4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.

5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.

6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.

7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu