Në një kohë që protesta e studentëve është përshkallëzuar, dhe kërkesat ndaj Ministrisë së Arsimit janë shtuar, Akademik Artan Fuga, një ndër kritikët më të zëshëm të reformës në arsim, ka listuar një seri prej 11-çështjesh që duhen adresuar në mënyrë emergjente, për të nisur një etapë e re, nën slloganin: Një model i ri universitar!
Këto propozime, të cilat ia adreson jo vetëm studentëve në tubim por dhe kolegëve të tij profesorë të universiteteve dhe qeverisë, akademiku i ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook:
Çfarë u propozoj studentëve, Ministres së Arsimit, kolegëve të mi profesorë dhe qeverisë! Për mua tani ka nevoje për masa të mençura:
1. Pranimi i amendimit te ligjit për arsimin e larte, që e pranon ose jo ndonjë fletushke shërbëtore propagandistike people, është ai baza e te gjitha te këqijave qe ka mbërthyer shkollën e lartë.
2. Pezullimi i te gjithë bordeve për një kohe te dyte derisa te përpunohet modeli i ri i administrimit.
3. Pranimi i pagesës me këste i detyrimeve financiare te studenteve
4. Planifikimi i një studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqipëri dhe paraqitja e tij si një plan masash Kuvendit te Shqipërisë para amendimit të ligjit për arsimin e lartë.
5. Pranimi i përpunimit te një ligji te integrimit te shkencës dhe kulturës e dijes ne shoqërinë e sotme shqiptare.
6. Përpunimi i një ligji për pranimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike vetëm nëpërmjet meritokracisë dhe jo konkurseve fallco.
7. Përpunimi i ligjit antikorrupsion në sistemin universitar dhe në vlerësimin e studentëve.
8. Krijimi i një këshilli emergjence pranë ministrisë te arsimit ose edhe me lart për reformimin e arsimit te larte.
9. Përgatitja e një samiti a kongresi për arsimin e larte me te gjithë aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit. Urgjent!
10. Përpunimi i shpejte i modelit të universiteteve publike shqiptare
11. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e përdorimit te aseteve te UT qe i janë uzurpuar ne mënyrë arbitrare.