Kush gjen kohe te ndjeke mediat nderkombetare, lehtesisht veren se ne axhenden kryesore te lajmeve dhe emisioneve ze vend paresor komuniteti dhe problematikat e tij. Pra, trajtohen gjeresisht ceshtjet sociale qe prekin drejtperdrejt interesat e shumices se njerezve. Tek e fundit, ky eshte ne leter misioni i medias, te perfaqesoje interesat publike dhe ta coje zerin e qytetareve ne veshet e duhur dhe te jape zgjidhjen e tyre ne kohen dhe vendin e duhur. Kjo eshte edhe nje arsye me shume pse jane te suksesshme keto media joshqiptare, te cilat kane depertuar ne syte e veshet tane duke i frekuentuar me kersheri, ndonese ndodhemi mijera kilometra larg. Dhe kjo nuk eshte ceshtje sociologjike qe njihet literalisht me konceptin e ksenocentrizmit (ndjeshmeri ndaj vlerave te huaja), por nje nevoje e munguar per publikun shqiptar.

Arsyeja pse i meshoj kesaj teme dhe perpiqem te shfaqem hera-heres publikisht ne mediat tona permes televizioneve ose gazetave eshte t’iu rikujtoj kolegeve e miqve te mi qe duhet t’i kthejne syte nga problematikat e panumerta brenda komuniteteve tona, qendrore e lokale. Politika, ekonomia e sporti jane te nevojshme dhe jetike, por jane bere boll te bezdiseshme, sepse jane kthyer nje biznes qe ka synim vetem fitimin e jo sherbimin. Duke u larguar nga misioni i vertete, kthimi ne “mashe” ne duart e pushteteve, e kane bere automatikisht konsumator publikun tone. Pra informim e argetim dhe shume pak edukim, per te mos thene e gjen me zor ne fashen e hapesires mediatike shqiptare misionin social.

Edhe temat humane qe trajtohen neper televizionet tona kryesore jane dedikuar kryesisht te rastet ekstreme te personave qe vijne nga shtresat e marxhenalizuara. Me shume se idete, rrjedhin lotet dhe zgjidhjet vijne jo permes kanaleve institucionale qe iu takon te merren, por njerezve te vecante, te cilet e kane kthyer ne mision te jetes se tyre. Ata bejne pune te shkelqyer, me mund te jashtezakonshem, por nuk eshte kjo e vetmja rruge. Mediat tona duhet te orientohen ne nje game me te gjere problematikash ne qender dhe lokalitete, duke mos sherbyer thjesht si konstatuese, por edhe kembengulese deri ne fund te ceshtjeve specifike qe prekin komunitetet.

Le te jemi me konkret! Sa probleme e diskutime mund te tajtohen ne lajme dhe emisione? Sa te duash, nje numer thuajse i pafund. Kush tha qe keto ceshtje nuk perbejne interes, ngaqe njerezit duan politike e kronike te zeze?! Ky eshte keqperdorim i publikut tone, i cili kerkon te gjeje vetveten dhe jo t’i shtohet frika, hallet e streset qe vijne vetiu nga imazhi e mesazhi. Ne prani te perditeshme brenda komuniteteve, nese i pyet njerezit e thjesht a i ndjekin lajmet dhe emisionet tematike, ata duken te trysnuar dhe shpesh te traumatizuar. Ngaqe pjesa me e madhe e historive jane gri dhe jo gjelber. Askush nuk ndergjegjeson, as nuk jep ide e zgjidhje, as nuk edukon, e as nuk ofron kulture. Por vetem ideologji dhe shprehje interesash te ngushta.

Mediatizimi i ceshtjeve sociale, sot mund te quhet nje vlere e harruar, por jo e pashprese. Nuk mungon as modeli, as vullneti, por clirimi nga diktati qe ka mjegulluar edhe vet te verteten. Komuniteti yne sot eshte i paorientuar drejt vlerave humane e zgjidhjes se problematike sociale. Nje pjese kryesore te fajit e kane mediat, pervec institucioneve qe e kane per detyre ta bejne kete pune. Por nese misioni behet per hir te idealit te te mires se perbashket, institucioni per nga vet natyra te fut ne hulline e kanaleve burokratike. Prandaj, mediat tona, e sidomos televizionet duhet te jene me prane njerezve te thjesht. Ata e ndiejne protagonizmin permes mediave sociale, por kjo nuk mjafton.

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu