Të shkruash lajmin qartë dhe saktë sa të jetë i kuptueshëm nga audiencat e gjera, pavarësisht formimit të tyre, është një nga leksionet e para që merr një gazetar i ri në auditor, për raportimin e lajmit në mediat klasike e të reja.
Por, le të ndalemi te kjo e fundit, te mediat e reja në internet. Nëse ndjekim të njëjtin parim të gazetarisë për shkrimin e lajmit, a mund të themi se ai është po aq i qartë edhe për një motor kërkimi?
Google, Yahoo, Bing dhe Yandex janë motorët kryesorë të kërkimit në botë, të cilët renditen në radhët e website-ve më të klikuara. Ato janë programuar në mënyrë të tillë që të kthejnë përgjigje për çdo kërkim që ju bëni, në kohë reale. Në Google kryhen mbi 3.5 miliard kërkime në ditë dhe ky është një fakt.
Sot numërohen mbi 1 miliard faqe interneti që janë online. Mbas një kërkimi që bëni në një nga motorët e sipërcituar, këto të fundit janë programuar t’iu kthejë përgjigje brenda 2 sekondave me një listë të website-ve që përmbajnë informacionin për të cilin ju interesoheni. Google “nuk pranon të gabojë” dhe t’i ofrojë klientëve të tij informacion të pasaktë. E për këtë arsye, zhvilluesit e këtij gjigandi motorik kanë krijuar një algoritëm me anë të cilit “lexojnë” çdo informacion që gjendet ne faqet online. Fillimisht, ky algoritëm, skanon dhe “kupton” të gjithë përmbajtjet që lidhen me kërkimin dhe më pas vendos nëse përputhet apo jo me interesin tuaj për ta shfaqur në rezultatet e kërkimit.
Sipas një studimi ato website që renditen në 3 vendet e para pas një kërkimi në Google, kanë tendencën të klikohen më shumë. Për shkak edhe të këtij aksesi, ato krijojnë më shumë besueshmëri të publiku. Numri i madh i klikimeve përkthehet në audiencë dhe para. E para, pra audienca, është jetike për gazetarin. Fundja, ai raporton drejt dhe vërtetësish pikërisht për t’i shërbyer interesit publik. Nga ana tjetër, media, qoftë kjo tradicionale apo online, duhet të gjenerojë të ardhura mjaftueshëm për të siguruar ekzistencën e saj, në mënyrë që të vijojë këtë mision.
Por, si mund ta arrijmë këtë askses?
Janë shumë aspekte teknike për optimizimin e faqeve të internetit, që të bëjmë të mundur që të jetë ajo në krye të rezultateve. Këtu pëfshihen URL-të (adresa e internetit), ridirect dhe hyperlinks (ndërlidhjet e faqeve), file robots.txt, shpejtësia e faqes, si dhe përshtatja e tij me çdo lloj pajisje statike ose mobile, e shume aspekte të tjera teknike.
E gjithë kjo pjesë teknike është e ngjashme me punën e mekanikut në një garë me makina. Ai është shumë i rëndësishëm, por nuk mund ta fitojë garën i vetëm. Për të triumfuar duhet fillimisht një strategji, një objektiv i qartë dhe një punë në grup, ku ndërthuren elementët teknik dhe ato përmbajtjesor.
Thënë shkurt, gara e optimizmit në motorët e kërkimit fitohet pikësëpari me një përmbajtje të mirë, unike dhe me frekuencë gjenerimi të vazhdueshme në websiten tuaj. Pa të suksesi i faqes do të jetë i largët.
Gazetarët nuk dëmtohen nga optimizimi i lajmit
Shpesh herë gazetarët ankohen se SEO është armiku I tyre. Ata ankohen duke thënë se “një lajm i mirë nuk duhet të jetë kurrë skllav i fjalëve kyçe ose i motorëve të kërkimit”. Në fakt, kjo s’është aspak e vërtetë! Optimizmi i përmbajtjeve mediatike me motorët e kërkimit ka si qëllim të vetëm përshtatjen e saj me gjuhën kompjuterike, përmes të cilës gjenerohen artikujt online. Kjo sjell një renditje më të lartë në motorët e kërkimit e një audiencë më të gjere. Shkurt, SEO (search engine optimization) është aleati më i madh i gazetarëve dhe produktit të tyre.
Disa këshilla bazike për Optimizimin e Motorëve të Kërkimit:
1. Fjala kyçe një e vetme ose një togfjalësh
Në rastin e mësipërm, Festivali i Këngës është një fjalë kyçe, gjithashtu edhe sugjerimet e Google janë fjalë kyçe. Targetimi i fjalëve kyçe behet duke pasur të qartë ato përmbajtje për të cilat ju doni që website i juaj të renditet mbi të tjerët. Gazetari ose punonjësi i SEO duhet të vendosë për prioritetin që çdo fjale kyçe do të ketë.
Krijimi i një liste me fjalë kyçe është shumë e thjeshtë, por renditja e tyre sipas prioriteteve kërkon më shumë vëmendje. Një listë me qindra ose mijëra fjalë kyçe e ka te domosdoshme renditjen e tyre sipas rëndësisë pasi nuk mund t’i përdorim ato të gjitha menjëherë . Një postim duhet të optimizohet për një fjalë kyçe ose vetëm një tematikë të veçantë.
2. Google pëlqen linqet
Linqet që të çojnë brenda faqes suaj janë të rëndësishme, por ato që dërgojnë përdoruesit nga adresat e tjera në website-n tuaj janë shumë të rëndësishme. Google i lexon referimet e vazhdueshme, me lidhje hiperlink për në faqen tuaj si një shenjë besimi. Ndaj, sa më shumë faqe t’iu citojnë ose përmendin aq më shumë “besim” krijoni te Google. Ky vlerësim bëhet akoma më i madh, nëse faqet që ju citojnë janë të njohura dhe vlerësuara nga motorët e kërkimit.
Natyrisht, dikush mund të pyesë: A mundemi të paguajmë disa portale të njohur në vend dhe t’i kërkojmë atyre të na citojnë? Patjetër që kjo konsiderohet si një mënyrë që mund të funksionojë, por është jashtë rregullit algoritmik të Google dhe nëse ky motor ose të tjerë “zbulojnë” këtë atëherë penalizmi mund t’iu kushtojë rënde, deri në mosshfaqjen e faqes suaj në asnjë kërkim.
3. Google “i dashuron” hiperlinqet
Hiperlinqet nëpër website mund t’i dalloni lehtësisht pasi ato duken kështu:
Fjala kyce + hiperlik = SEO sukses
Pra, nëse qëndrojmë te shembulli i mësipërm, festivali këngës është fjala juaj kyçe dhe shume faqe lidhini këtë fjalë me link, i cili i dërgon në faqen tuaj. Atëherë Google e lexon këtë shenjë duke menduar se website juaj ka përmbajtjen më të mirë për këtë fjalë kyçe.
Por si mund ta arrijmë këtë?
Në radhë të parë duhet të krijoni një përmbajtje unike. Google arrin të kuptojë nëse lajmi apo investigimi juaj është i kopjuar ose i ngjashëm me atë të një faqeje tjetër. Për këtë arsye, nëse thjesht kopjoni lajme vlerësimi i motorëve të kërkimit për website-n tuaj do të bjerë.
Një tjetër element i rëndësishëm është vendosja e fjalës kyçe që në titull, mundësisht që në krye të tij. Motorët e kërkimit identifikojnë si mjaft pozitive frekuencën e lartë të fjalës kyçe, në titull, hyrje të lajmit, begraund e në fund të tij.
Së treti, jo për nga rëndësia, kërkoni nga redaksitë e tjera që përdorin kontentin tuaj t’iu citojnë. Fundja, përderisa po përdorin këtë përmbajtje, e kanë detyrim dhe etikë profesionale që jo vetëm të atribuojnë burimin, por dhe të krijojnë lidhjet hiperlink.
4. Nga një fjalë kyçe në një tematikë kyçe
1.2 trilion kërkime janë bërë në Google në vitin 2018, por sa nga këto kanë dërguar vizitorë në websiten tuaj?
Mënyra më e thjeshtë e matjes është integrimi i Google Analytics në faqe i cili bën të mundur analizimin e të gjithë vizitorëve. Gjatë analizimit të raporteve të Google Analytics të një website, mund të vërej p.sh. se mbi 40 mijë vizitorë kanë lundruar në atë website pas kërkimit të një fjalë kyçe në Google, dhe se disa fjalët të tjera kanë sjellë vetëm 1 ose 2 vizitore. Këto analiza duhet të shërbejnë për të kuptuar se cilat key words gjenerojnë akses e cilat jo.
Nuk do të ishte me interes për ne të krijonim përmbajtje për një fjalë kyçe e cila na sjell shumë pak vizitore, por as nuk do të ishte e logjikshme të krijonim përmbajtje vetëm për disa fjalë kyçe. Për këtë na vjen në ndihmë tematika kryesore. Mënyra më e mirë për të targetuar një postim sipas tematikës është përdorimi i key words të të njëjtës kategori lajmi. Nëse i rikthehemi sërish shembullit me Festivalin e Këngës, sugjerimet të cilat na jep Google mund të ishin secila nga nja fjalë kyçe e përdorur brenda një lajmi.
5. Metadata
Metadata ose teksti përshkrues është një tjetër element thelbësor. Ky përshkrim i shkurtër mund të aksesohet direkt në motorët e kërkimit. Shumë nga përdoruesit marrin menjëherë informacionin rreth përmbajtjes së faqes tuaj nga këto 2 rreshta.
Shumica mundohen t’i përmbahen një sasie të limituar karakteresh për të shkruar titullin ose tekstin përshkrues të tyre por e vërteta është pak më komplekse se aq. Gjithçka duhet të jete në një hapësirë 600 px., kjo për shkak se disa shkronja si “W” ose “Z” janë më të gjera se disa të tjera. Teksti përshkrues duhet të jetë gjithnjë rreth 190 karaktere, duke pasur parasysh dhe gjerësinë e germave nga e cila është përbërë. Si metadata ashtu dhe titulli mund të editohen dhe te vendosen ndryshe nga ato qe keni në faqen tuaj. Kjo e bere lajmin shumë me të lexueshëm për motorët e kërkimit.
Në vijim por ju paraqesim hapat kryesorë përmes të cilave duhet të gjenerohet një përmbajtje e optimizuar për motorët e kërkimit:
- Subjekti (qëndroni të fokusuar në vetëm një subjekt)
- Zgjidh fjalën kyce
- Shkruaj
- Vendosni lidhje hyperlink
- Zgjidhni titullin
- Vendosni fjalën kyçe në titull
- Metadata në titull dhe në përmbajtjen e faqes
- URL (sigurohu te jetë i shkurtër dhe te përmbajë fjalën kyçe)
- Kategorizoni postimin
- Publikoni
- Promovoni punën tuaj
Algoritmet e motorëve te kërkimit janë në ndryshim të vazhdueshëm. Kjo e bën gjithmonë e më të vështirë gjetjen e një formule suksesi sesi të renditemi të parët. Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, ajo që mbetet e njëjtë e që do ju sigurojë sukses gjithnjë është përmbajta origjinale, si pjesa më kryesore e algoritmit. Një tekst i mire dhe unik gjithmonë do të bëjë diferencën nga të tjerët.
Sa i rendesishem eshte titulli?