Deputetët shqiptarë dhe të disa minoriteteve në Kosovë, përveç deputetëve serbë, votuan tri ligjet, me të cilat Forcat e Sigurisë shndërrohen në ushtri. Prandaj 14 dhjetori është ditë historike për sigurinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Siguria, mbrojtja e territorit, sovraniteti dhe integriteti territorial janë funksioni kryesor i shtetit. Pa të nuk ka mirëqenie, arsimim ose diplomaci.

Aktorë dhe autorë të kësaj historie janë të gjithë shqiptarët në Kosovë, qeveria dhe partitë politike,, por jo edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që punoi kundër sigurisë dhe integritetit territorial të vendit, përkatësisht për ndarjen e tij në favor të shtetit serb. Prandaj të gjithë janë në festë, të gjithë gëzojnë. Të trishtuar janë predikuesit e cënimit të këtij territori në favor të asaj që ishte e mbetet rrezik për sigurinë e Kosovës, Serbisë!

Më 24 shkurt 2008, një javë pas shpalljes së pavarësisë, kam qenë i pranishëm në manifestimin e qindra shqiptarëve në Ennpetal të Gjermanisë dhe në fjalën që kam mbajtur kërkova që sa më shpejt të krijohej ushtria e Kosovës, si garanci për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Theksova gjithashtu se nuk duhet që barrën e mbrojtjes së vendit t’ia lemë gjithnjë NATO-s. Një nga autoritetet politike gjermane, i cili foli në atë manifestim, e kundërshtoi idenë time, me arsyetimin se rajoni ka nevojë për paqe.

Sot, pas dhjetë vitesh, rezultoi që paqja mungoi, shteti i Kosovës nuk u njoh plotësisht, sepse Serbia vazhdoi obskurantizmin e diversionin e saj kundër shtetit më të ri në Europë. Kjo ndodhi për shkak se presidenti Hashim Thaçi zgjodhi një rrugë të gabuar për vendin e tij. Në vend të ndërtonte dhe funksionalizonte shtetin ai iu nënshtrua formulës serbe të bërjes së shtetit në pajtim me Serbinë. Kjo formulë rezultoi e dështuar sepse shteti i Kosovës nuk bëhet në marrëveshje me Beogradin.

Shteti dhe ushtria e Kosovës janë e mbeten investimm I shqiptarëve dhe aleatëve tanë të mëdhenj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brianisë së Madhe, Gjermanisë dhe vendeve të fuqishme të NATO-s. Kjo do të thotë se ushtria e Kosovës ka një mision më shumë se sa mbrotjen e kufijve të vendit. Eshtë mision që shkatërron përfundimisht ëndërrën e Thaçit, Ramës dhe Viçiqit për t’ia marrë këtij vendi pasuritë e saj e për t’ia dhënë ato Serbisë. Eshtë një mision përtej Trepçës e Ujmarit në shërbim të paqes lirisë, demokracisë, stabilitetit e sigurisë në rajon e kudo ku ka nevoja Aleanca e Atlantikut. Eshtë një rrugëtim i përbashkët me NATO-n e KFOR-in në Kosovë e jashtë saj. Dhe së fundi është një mision i ndryshëm nga ai që shpalli Edi Rama në këtë ditë të shenjtë, duke dhënë rishtas mesazhin e përçarjes midis shqiptarëve!

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini, publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

LINI NJE PERGJIGJE

Ju lutem vendosni komentin tuaj këtu!
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu