Raportimet mbi pedofilinë janë mjaft komplekse, pasi kemi të bëjmë me një problematikë që bart në vetvetë shumë të panjohura.
Për këtë arsye është thuajse e pamundur që në kësi rastesh, sikurse rekomandojne autorë të rëndësishëm të gazetarisë investiguese, ndër të cilët dhe Mark Lee Hunter, të realizojmë një raportim në kufijë maksimal të saktësisë pa një hipotezë në formën e pyetjeve fillestare dhe një metodë në strukturimin e tematikës.
Në rastin konkret, pyetja fillestare, nga ku nis gjithë raportimi i thelluar është: Cfarë është pedofilia?
Këtë përgjegje nuk ta jep dot as polici, as prokurori, as gjyqtari, as anëtarë të Lëvizjes së Legalitetit, as aktori i Teatrit të Kukullave, Alidon Alikaj dhe as Bes Kallaku të cilët ishin intervistuar e cituar në programin “Natën e mire dhe pac fat!” në Vizion Plus, për të folur mbi pedofilinë, por ta jep vetëm mjekësia si shkencë dhe protokollet më të avancuara që zbatohen aktualisht në këtë fushë.
Pyetja e dytë fillestare është: Cili është autoriteti më i lartë mjekësor, i gjithë pranuar zyrtarisht, i cili i ndërton këto protokolle?
Edhe këtë nuk ta thotë dot as polici, prokurori, gjykatësi, as z. Murat Basha, as humoristi Kallaku dhe as Alikaj i Teatrit të Kukullave. Mjafton ti drejtohesh një institucioni mjekësor, cilido qoftë ai, për të kuptuar se protokollet tona mekësore, përfshi edhe në rastin e pedofilisë, janë në përputhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Bukur!
Atëherë e fusim “në xhep” njëherë z. Murat Basha, Bes Kallakun apo dhe artistin Alidon Alikaj të Teatrit të Kukullave. Opinionet e tyre sigurisht që janë të rëndësishme, por jo parësore në këtë raportim të thelluar.
Pyetja vijon: Cfarë përkufizon OBSH-ja, si institucioni mbarëkombëtar dhe i gjithëpranuar, me pedofili?!
Për këtë na duhet të hulumtojmë në internet, ose në mungese kohe të kërkojmë ndihmën e një mjeku serioz, që botimet e fundit shkencore të OBSH-së i mban në tryezën e punës.
Nga ky kërkim na rezulton se vëllimi i fundit shkencor i këtij institucioni është botimi i njëmbëdhjetë “Klasifikimi Botëror i Sëmundjeve”, botuar në prill të vitit 2019. Në këtë botim OBSH-ja e klasifikon pedofilinë si “ një sëmundje e çrregullimit psikik, pjesë e çrregullimeve parafilike”:
Pedofilia karakterizohet nga një dëshirë seksuale intensive dhe e vazhdueshme, e cila manifestohet nga mendime, fantazi, nxitje dhe sjellje seksuale, që përfshin fëmijët, vajza dhe djem, para pubertetit ose në pubertetin e hershëm. Në mënyrë që ajo të diagnostikohet si çrregullim pedofilik, me kod 6D32, individi duhet të ketë tentuar apo të ketë vepruar mbi këto mendime, fantazi, dëshira ose të ketë shprehur shqetësimin për to. Kjo diagnozë nuk vlen për sjellje të tilla seksuale mes fëmijëve në moshë të afërt.
Ky përkufizim shkencor është përcaktues në vijimin e mëtejshëm të investigimit, ndërsa vijojmë të mbajmë “në xhep” opinionet e z. Murat Basha, ish-aktorin e portokallisë Bes Kallaku dhe atë të Teatrit të Kukullave, Alidon Alikaj.
Pse është kaq i rëndësishëm ky përkufizim?!
Sepse na përcakton dy elemetë kryesore që ndikojnë në metodën e strukturimit tonë të informacionit dhe na orjenton se cilët janë institcionet të cilave ne duhet ti drejtohemi.
Le ti marrim me radhë:
E para, ndalemi te metoda. Përkufizimi i OBSH-së na mësoi:
a) se jo cdo abuzim seksual me të mitur nën 18-vjec klasifikohet si pedofili. Por me pedofili do të mund të përfshijmë, në kuptimin e gjerë, ato abuzime që ndodhin nën moshën 14-vjecare, pra kur i mituri nuk e ka arritur pjekurinë seksuale;
b) se në rastet e pedofilisë nuk ka ndonjë dallim nëse viktima është vajzë apo djalë;
c) se pedofilia është crregullim parafilik, pjese e crregullimeve psikike!
Ti spjegojmë një e nga një të tre nëncështjet:
Kur themi se me përcaktimin “pedofil” do të klasifikojmë vetëm abuzimet me të mitur nën 14-vjec, kjo na hyn në punë për të identifikuar nenet që kanë të bëjnë me kësi abuzimesh me kufi moshe, pra duke përshjatuar krimet seksuale mbi këtë moshë, aq shumë e rëndësishme për mbledhjen e statistikave zyrtare. Dhe këtë klasifikim nuk ta bën dot as polici i mejhanes, as z.Murat Basha, as Bes Kallaku dhe as aktori i Teatrit të Kukullave z. Alikaj!
Nëncështja e dytë, sipas të cilës, nuk ka dallim gjinor edhe kjo na tregon shumë për këtë problematikë, por detyra jonë si gazetarë është të kërkojmë informacion cila është gjinia më e prekur në kontekstin shqiptar!
Te nëncështja e tretë, e përkufizimit të pedofilisë nga OBSH-ja si crregullim psiskik duhet ndaluar pak.
Pyetja e radhës që lind është, mos ndoshta klasifikimi i saj si crregullim psikik i përjashton pedofilët nga përgjegjësia ligjore?!
Edhe në këtë moment thelbësor të kërkimit tonë, nuk na ndihmon dot, megjithë vullnetin e mirë as z. Murat Basha, as polici i mejhanes, as Bes Kallaku dhe as Aktori Alikaj, por shkenca dhe ligji.
Pse shkenca?!
Sepse po të pyesesh një mjek psikiatrër apo të lexosh manualet e OBSH-së apo ato të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, në botimin e tyre të fundit DSM-5, evidentojnë qartësisht se “çrregullimi pedofilik ashtu sikundër çrregullimet psikotike apo varësia ndaj alkoolit e lojërave të fatit nuk e përjashtojnë individin nga përgjegjësia penale”. Megjithatë, thuhet në këto dokumente, rekomandohet që çdo rast të diagnostikohet për të parë shkallën e ndikimit të këtyre çrregullimeve në sjelljen e njeriut.
Kjo do të thotë se personat që klasifikohen si pedofilë nga një ekspertim mjeko-ligjor janë të përgjegjshëm para ligjit dhe nuk i shmangen dot dënimit.
Jemi të qartë deri në këtë pikë, por pyetja e radhës është: a shërohet crregullimi pedofilik? Ose, a shërohet pedofili?
Këtu jemi përballë një dileme shumë të madhe me të cilat përballen të gjitha vendet e zhvilluara sot, sigurisht me specifikat lokale.
Por këtë dilemë nuk e zgjidh dot as Bes Kallaku, as z. Murat Basha, as aktori i Teatrit të Kukullave z. Alidon Alikaj, por serish do shkojmë drejt arritjeve më të fundit shkencore të OBSH-së, protokollin e të cilit e zbaton dhe Shqipëria.
Pra, mjaft të pyesim një mjek psikiatër në Shqipëri. Ne kemi pyetur Dr. Anila Pilika që është njëherësh psikiatre në QSUT dhe Pedagoge pranë Fakultetit të Mjekësisë ne QSUT e cila ka ka thënë se Shqipëria ndjek të njëjtin protokoll të OBSH-së për trajtimin e një pedofili duke kombinuar psikoterapinë me medikamentet. Sipas saj “këto trajtime nuk janë gjithnjë efektive për arsye të ndryshme sipas pacientëve por shton se ato duhen aplikuar pasi cdo pacient i patrajtuar ka prirje të agravojë”.
Pyetja e radhës që lind është, a parashikohet kjo në Kodin Penal Shqiptar dhe sa zbatohet?
Edhe këtë herë, përgjigjen nuk ta jep as z. Murat Basha, as ish-aktori i Portokallisë dhe as ai i Teatrit të Kukullave, por mund ta japë fare mirë ekspertja e Komitetit të Helsinkit, e intervistuar e emisionit, nëse do të ishte pyetur për këtë gjë…
Por mqs nuk është pyetur përgjigjen po e japim ne që kemi pyetur një ekspert të fushës i cili thote se një gjykatës ka të drejtë që krahas dënimit të pedofilit për krimin që ka bërë, në bazë të nenit 60/11 të Kodit Penal mund të japë dhe dënim plotësues për trajtim mjekësor, përgjatë dhe pas kohës që ai vuan dënimin.
Pasi i dhamë përgjigje pyetjeve fillestare që na hodhën dritë mbi tërë këtë problematikë komplekse, kalojme të pyetja e radhës që ngre cdo gazetar, edhe ai që sapo ka dalë nga bankat e shkollës: Cilat janë institucionet dhe personat e lidhur drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë mbi cështjen e pedofilisë, për ti intervistuar apo për të mbledhur informacion?
Po listojmë ato më të rëndësishmit:
- Viktimat (duke ruajtur standardet gazetareske)
- Drejtoria e Përgjithshme së Policisë së Shtetit
- Prokuroria e Përgjithshme
- Gjykatat e Rretheve
- Sherbimi i provës, Instituti i mjekësisë ligjore,
- QSUT
- CRCA si OJF e specializuar për mbrojtjen e fëmijëve
- Komiteti i Helsinkit
- Zyra Qendrore e Interpol Tirana
- Departamenti i Policisë Kriminale
- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
- Avokati i Popullit
Për pedofilinë online:
- Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
- Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike
- Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)
Pra, sic e shikojmë në radhët e strukturave shtetërore ose private të lidhura drejtpërdrejt ose tërthortë me cështjen e pedofilisë nuk përfshihet as anëtarët e Lëvizjes së Legalitetit, as aktorët e Portokallisë dhe as ato te Teatri i Kukullave.
Sigurisht që opinionet e tyre janë të respektuara dhe mjaft të vlefshme për një emision talk show apo një tjetër spektaker televiziv, por jo në një program që pretendon shterimin e problematikës së pedofilisë përmes investigimit, raportimin e thelluar apo zberthimin e ngjarjeve përmes raportimit të fakteve.
Dhe meqenëse jemi te faktet, unë po citoj sloganin origjinal të Edward Murrow, se kopjet janë gjithnjë të shëmtuara: Good night and good luck!